Milani ka qenë shumë aktiv gjatë ditëve të fundit të kësaj merkatoje janari. Mesa duket klubi kuqezi e ka kuptuar që për një vend mes pretendetëve në Seria A do t’i duhen përforcime të reja.
Pas Gerard Deulofeut (Everton) dhe Lucas Ocampos (Genoa), Milani është afër transferimit edhe të një lojtari.
Fjala është për mesfushorin e Caglarit, Davide Di Gennaro, shkruan Calciomercato.
Di Gennaro shihet si alternativë për ta zëvendësuar të riun e Rossonerëve, Manuel Locatellin, i cili ka pasur paraqitje të mira deri më tani. (E.K/SHUPLAKA)
Discussion about this post