Një futbollist dhe trajner që ka lënë gjurmë në kombëtaren e Ukrainës, Andrej Shevçenko ka dhënë dorëheqjen në mënyrë të “papritur” nga drejtimi i ekipit kombëtar.
Këtë ai e ka njoftuar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, duke bërë ditur largimin, duke mos tentuar që të bëjë një rinovim të kontratës. Pikërisht sot me 1 gusht i përfundonte kontrata e tij me kombëtares e Ukrainës.
“Sot, kontrata ime me Federatën e Futbollit të Ukrainës përfundoi. Kam kaluar pesë vjet me ekipin kombëtar. Ishte punë e vështirë që dëshmoi se ne jemi të aftë të luajmë futboll modern. I jam mirënjohës presidentit dhe komitetit ekzekutiv të UAF për mundësinë për të punuar me ekipin kombëtar të Ukrainës. I jam mirënjohës çdo lojtari, çdo personi që ndihmoi dhe u përfshi në ekip.
Shumë faleminderit të gjithë fansave për mbështetjen dhe kritikat e tyre. Së bashku, ne arritëm të tregojmë se futbolli ynë mund të jetë konkurrues, produktiv dhe emocionues“, shkruan legjenda e futbollit ukrainas.
Nuk dihet në Shevçenko do të tentojë të provojë të drejtojë një klub tjetër në ekipet botërore jo kombëtare, por ish-futbollisit i Milanit ka lënë jo pak gjurmë si trajner i Ukrainës. Rikujtojme se Shevcenko nuk e ka fshehur kurre deshiren per te drejtuar nje dite Milanin, edhe pse ne shtepine kuqezi per momentin besimi i eshte dhene Stefano Piolit.
(E.H/Faxweb.al)