Luftëtari u ndal vetëm me barazim 2-2 në Laç ndërkohë që kishte në dorë fitoren. Pavarësisht barazimit, trajneri Milinkoviç është shprehur i kënaqur me lojën e skuadrës së tij.
Në një prononcim për “Super Sport” tekniku serb përgëzoi ekipin për ndeshjen e zhvilluar, teksa theksoi që mungoi fati ndaj kurbinasve.
“E pranoj që e filluam në mënyrë të shkëlqyer këtë ndeshje, kishim dy-tre raste të tjera për ta mbaruar lojën, por nuk deshi fati. Më pas ne luajtëm lojën që Laçi donte të luante. Pas kartonit të kuq të Beqirit humbëm kontrollin. Në pjesën e dytë patëm tre raste të mira për të shënuar por kur nuk shënon pëson, kështu e ka futbolli. I komplimentoj lojtarët për ndeshjen, dhanë maksimumin por ndonjëherë duhet dhe fati të fitosh.
Mungesa e fitoreve
“Mendoj se ne nuk shënojmë raste të pastra ndaj nuk kemi marrë fitore në 5 ndeshjet e fundit. Nqse do të kishim shënuar golin e tretë sot do të kishim fituar. Me Bregun, Abazajn dhe Mersinin patëm shumë raste të humbura”.
Mbijetesa?
“Kemi shumë ndeshje përpara për të luajtur dhe do të shohim nëse mbijetojmë apo jo. Por dhe lojtarët që luajtën dhanë maksimumin, kjo është e rëndësishme për ne”.