Në moshën 51-vjeçare, Andrew Formica, CEO i Jupiter Fund Management, një fond investimi me vlerë afro 68 miliardë dollarë, ka vendosur të heqë dorë nga gjithçka dhe të kalojë pjesën tjetër të jetës së tij (së bashku me gruan dhe 4 fëmijët) i shtrirë në diell në një plazh australian.
Pasi iu bashkua Jupiter Fund Management në 2019, Formica duhet të ketë fituar dhe të ketë kursyer mjaftueshëm vitet e fundit.
Nga 1 tetor 2022 menaxheri gjithashtu do të japë dorëheqjen nga pozicioni si drejtor i kompanisë londineze ndërsa do te qëndroje në kompani deri më 30 qershor 2023 për të siguruar një tranzicion të rregullt të udhëheqjes dhe për të ndihmuar në arritjen e një numri objektivash strategjikë).
Ai do të zëvendësohet nga Matthew Beesley, ish-shefi i investimeve të kompanisë.
Ai u ndërgjegjësua se i kishte kushtuar mjaftueshëm kohë të jetës së tij punës. Siç shpjegoi ai në një intervistë për Bloomberg, vendimi i tij vjen nga dëshira për të qenë pranë prindërve të tij të moshuar dhe për t’u kthyer, pas 3 dekadash në në vendlindjen e tij.
Në intervistë ai e bëri të qartë se cili është projekti i tij i ri:
“Unë thjesht dua të ulem në plazh dhe të mos bëj asgjë. Deri tani, unë nuk mendoj për asgjë tjetër”.