Ndeshja mes Maqedonisë dhe Shqipërisë do të luhet me 5 shtator në Srumicë do të arbitrohet nga gjyqtari suedez Jonas Eriksson.
Suedezi është një ndër arbitrat me më shumë përvojë në Europë. Ai është listuar si gjyqtarë profesionist që në vitin 1994, ndërsa në 2002-in ka përfituar stemën e gjyqtarit ndërkombëtar nga FIFA.
Ka qenë pjesëmarrës në Europianin e vitit 2012-të, Botërorin e vitit 2014-të dhe Europianin e 2016-ës.
Ai është një ndër gjyqtarët më të pasur në FIFA falë suksesit të tij në biznes. Pasuria e tij llogaritet në vlerën e 13 milionë eurove.
Erikson ka gjykuar finalen e superkupës së Europës mes Chelseat dhe Bayern Munchen në vitin 2013-të. Ndeshja mes Maqedonisë dhe Shqipërisë pritet të jetë një duel i zjarrtë, kujtojmë që me pretekstin për të garantuar siguri federate maqedonase e zhvendosi në Strumicë, në një stadium të vogël për të kufizuar pjesëmarrjen e shqiptarëve. (B.H/Shuplaka)