Kryeministri Rama ndodhet në jug në vijimsi të turit të tij elektoral për prezantimin e kandidatëve socialist. Militantë të Partisë Demokratike e kanë pritur me protesta kryeministrin Rama, i cili pritet të prezantoj kandidatin socialist për këtë qytet në parkun e Viroit.
Protestuesit kanë bllokuar për disa minuta aksin nacional nga ku pritej të kalonte kryeministri por që më pas pas ndërhyrjes së policisë rruga është zhbllokuar.
Militantët e demokrat të udhëhequr nga kreu i PD-së Gjirokastër Dasho Aliko kanë kërkuar të jenë pjesë e takimit të Ramës për të dëgjuar programin e tij në 4 vitet e ardhshme, ashtu sikurse shprehen ata, mirëpo kanë hasur në rezistencën e policisë duke u përplasur me këta të fundit.
Debate të shumta ka pasur midis Alikos edhe drejtorit të Drejtorisë së Policisë Vendore Gjirokastër, i cili nuk i ka lejuar protestuesit t’i afrohen vendit të takimit të kryeministrit Rama. Zona është e rrethuar nga dhjetra forca policie të cilat bëjnë bllokimin e rrugës, ndërsa protestuesit vijojnë me thirrjet “Rama ik”.
Në një prenoncim pë Fax News kreu i Partisë Demokratike Gjirokastër Dasho Aliko është shprehur se: “Jemi në trotuar s’jemi në rrugë, jemi në një rrugë normale qytetarësh. Është e pakuptimtë, s’kanë pse të na bllokojnë trotuarin. Ky është një abuzim dhe një rënie e shtetit.”
Discussion about this post