11:14 | 24/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Milot-Balldre, drejt anulimit/ Koncesionari nuk po siguron financime nga bankat

15:24 | 08/11/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Milot-Balldre, drejt anulimit/ Koncesionari nuk po siguron financime nga bankat

Kontrata për ndërtimin me koncesion të rrugës Milot-Balldre u miratua në Kuvend pak javë më parë, por burime i thanë Top Channel se kjo kontratë do shkojë drejt anulimit të saj.

Arsyeja është se kontraktori nuk ka arritur të gjejë financimet për ndërtimin e rrugës, për të nisur punën është kërkuar të jepen kredi nga bankat duke paraqitur edhe kontratën e miratuar nga Kuvendi, por bankat janë treguar dyshuese në këtë drejtim. Ky qëndrim vjen edhe pas një klime aspak pozitive në lidhje me këtë koncesion të rrugëve.

Një vit më parë u zgjodh me garë kompania që do të ndërtonte këtë rrugë. Ajo ishte kompania ANK, me pronar të vetëm Agim Kolën, si fituesen e koncesionit me vlerë 161.5 milionë euro, për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugës Milot-Balldren. Pas përfundimit të tenderit, Ministria e Energjisë dhe kompania negocioi kontratën e cila kaloi në votim edhe në Kuvend

Sipas kontratës, kompania ANK do ta ndërtojë aksin 17.2 kilometër të gjatë nga Miloti në Balldren me paratë e veta dhe më pas do të shlyhet nga buxheti i shtetit me këste për 13 vjet. Fillimisht, kostoja e rrugës Milot-Balldren ishte parashikuar 50% më e ulët por, 7 muaj më vonë kostoja e rrugës u rrit në 161.5 milionë euro. Sipas ministrisë, arsyeja ishte ndryshimi i projektit të kësaj vepre, ku u përfshinë dhe ndërtimi i rrugëve dalëse dytësore.

Milot-Balldren është vepra e tretë e paketës 1 miliard euro, e lindur si një koncesion i pakërkuar, pra jo si projekt i qeverisë, por i propozuar nga vetë kompania ANK. Edhe këtë radhë, ashtu si në dy herët e mëparshme, tenderi është fituar nga kompania që ka bërë ofertën e pakërkuar të koncesionit.

Pas

Shpërthimi në familjen Kosiqi në Dibër, një i plagosur (EMRI)

Para

U mor si i pandehur, shpërthen Ristani: Prokurorët jo mirë mendërisht, dashakeqësi idiote!

Para
Zgjedhjet e strukturave të PD-së në Korçë, Ristani: Jemi gati për ta nxjerrë Shqipërinë nga kolapsi!

U mor si i pandehur, shpërthen Ristani: Prokurorët jo mirë mendërisht, dashakeqësi idiote!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident në kryqëzimin e urës së Kardhiqit, autoambulanca që po transportonte një pacient përplaset me një makinë, tre të plagosur

PD denoncon për masakër urbane, Teliti: Pas Teatrit dhe “Asllan Rusit”, radha e Pallatit të Kongreseve të betonizohet

Brazili do t’i bashkohet zyrtarisht çështjes së gjenocidit në GJND kundër Izraelit

Të paktën 23 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në sulmet e fundit izraelite në Rripin e Gazës

U arrestuan para 3 ditësh/ Prokuroria kërkon ‘detyrim paraqitje’ për Denis Hasallën, vëllain e deputetit të PS dhe Bledar Çullhajn

Sherr masiv pas mesnatës në Lumin e Shalës. Përplasje e dhunshme mes të rinjve, plagosen dy prej tyre

Rama mbledh kabinetin, në “sitë” puna e çdo ministrie

Përplasje në Gjirin e Omanit mes Iranit dhe SHBA-së, helikopteri i Teheranit përballet me luftanijen amerikane

“Travel and Tour World” : Tirana, destinacioni i jashtëzakonshëm me kulturë autentike, bukuri piktoreske dhe kuzhinë të shijshme

EMRI/ U gjet pa ndjenja, ndërron jetë në QSUT i paraburgosuri në Tiranë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.