Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edmond Spaho, njëherazi një nga deputetët më të angazhuar me çështjen e tarifës në Rrugën e Kombit, ka komentuar deklaratat e deputetes socialiste të Kukësit, Mimi Kodheli.
Duke ironizuar qëndrimin e Kodhelit, Spaho shkruan se me atë që bëri ish-ministrja dje në Parlament, hallet e banorëve të Kukësit, kanë për të marrë shumë shpejt fund.
“Fjalimi i koleges sime Mimi Kodheli ne Kuvend me ngjethi mishte. Ia mblodhi kryeministrit si kurre ndonje here. I tha “hiq taksen 5 euro” se kuksianet e saj nuk kane buke te hane, kurse ai iu vendos taksa.
Ajo i kerkoi Rames te investoje ne Kukes per te hapur vende pune, te rregulloje infrastrukturen dhe nevoja te tjera te Kukesit.
Mimi dha garanci qe sa te jete ajo gjalle kuksianet te mos kene frike nga Rama pasi ajo mund ta shqyeje ate si lepur.
Gishti qe tundte Mimi trembi jo vetem Edin por edhe mua qe nuk para trembem lehte. Nuk di cfare do beje Rama pas kesaj por te lehte nuk do e kete“,-shkruan Spaho në Facebook.
(F.G/Faxweb.al)
Discussion about this post