Deputetja e qarkut të Kukësit për Partinë Socialiste, Mimi Kodheli, ka festuar dje ditëlindjen. Ka qenë ish-deputeti i LSI, Ylli Shehu, ai që ka treguar disa foto nga një festë private.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale Shehu shkruan se darka për ditëlindjen e Kodhelit është bërë në Londër së bashku me disa djemtë kuksian.
Në këtë darkë bie në sy dhe prania e një deputeti të LSI, Luan Ramës.
“Në ditëlindjen e Mimi Kodhelit, deputetes së Kukësit, mes djemsh të këtij qarku në Londër. Sa vjeç mbushi Mimi? E kush di ta thotë? E sigurt më pak nga të gjithë ne në këtë tryezë”, shkruan Shehu në një postim në Facebook.
(M.Q/Faxweb)