23:09 | 06/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Mimi Kodheli: E vërteta e propozimit si Presidente dhe qëllimet e mia në politikë

15:44 | 13/04/2017
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kodheli tregon për takimin me homologun grek pas ngjarjes me ushtarët e simbolit të shqiponjës

Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli është shprehur përsëri në lidhje me përgjigjie në lidhje me mundësinë e kandidimit të saj për postin e kreut të shtetit.

E ftuar në emisionin ‘Natë më Xhaxhiun’ në ‘News24’, pas pyetjes nëse do pranonte postin Presidentit, ministrja e Mbrojtjes Kodheli ka dejkaruar: Në fakt ma përkëdhel sedrën por ndërkohë ju siguroj që jam plotësisht e bindur që në këtë vend ka shumë burra dhe gra të zotë dhe të ndershëm për ta bërë.

Por duhet të theksojmë që  Kodheli ka mohuar të ketë pasur propozim për këtë post apo të vendosë target për këtë post apo poste të tjera në qeverisje. Gjatë fjlaës së saj Kodheli ka këmëngulur  se vendimmarrja është e strukturave, e atij që do të bëhet nesër Kryeministër dhe e forcës politike që fiton dhe që sipas saj do të jetë PS.

INTERVISTA:

Deri tani keni qenë e sinqertë por do të doja që me këtë përgjigje të ishit dyfish e sinqertë. Pse keni vendosur mos të jeni më Ministre e Mbrojtjes? A keni një arsye personale?

Jo unë nuk kam thënë, unë kam shprehur një dëshirë. Vendimmarrja është e strukturave, e atij që do të bëhet nesër Kryeministër.

Atëherë cila është arsyeja që ke për të mos ta rimbajtur sërish këtë post?

I mbetem parimeve të mia. Bëj diçka, dua të bëj diçka të re, që të kem rishtas entuziasmin e fillimit.

Që do të thotë nëse ju propozojnë, regjia po më ngacmon tani…. Pra po thonim që nëse ju fitoni dhe ju propozojnë një post të ri, nuk do ti thoni jo partisë, këtë ishit duke thënë?

Jo, nuk do ti them jo.

Pra ne aspirojmë për një post tjetër. Cili do të ishte? Ku e shikoni veten më afër një posti? Jam shumë kurioz…?

Nuk di të them sot. Unë përgjithësisht nuk para vë target. Kështu që disa gjëra i marr ashtu siç vijnë

Gojët e liga thanë para disa javësh për një propozim që ju erdhi për kreun e shtetit. Ishte e vërtetë apo ishin thashetheme?

Jo nuk më ka ardhur asnjë propozim. Kështu që edhe gojët e mira edhe gojët e liga kanë të drejtën e tyre për të folur.

Nuk besoj se do ti thonit jo nëse partia do t’jua vinte si detyrë?

Do të isha shumë e nderuar. Besoj që fakti që ju e përmendni, në fakt ma përkëdhel sedrën por ndërkohë ju siguroj që jam plotësisht e bindur që në këtë vend ka shumë burra dhe gra të zotë dhe të ndershëm për ta bërë.

Ju nuk jeni një nga ato gratë e zonja dhe të ndershme për ta bërë?

Të ndershme po.

Të zonja jo?

Unë nuk e di, por të ndershme po.

(J.V/Shuplaka)

 

Etiketa: mimi kodhelipergjigjjapresidente
Pas

Refuzimi i kandidaturave nga Gjykata e Strasburgut, reagon gazetari: E mjera reformë, shiten si njerëzit më të aftë të kombit, jashtë i flakin si të paditur

Para

Historike, merr fund epoka “Berlusconi”, Milani u shitet kinezëve

Para
Historike, merr fund epoka “Berlusconi”, Milani u shitet kinezëve

Historike, merr fund epoka “Berlusconi”, Milani u shitet kinezëve

Discussion about this post

 



Të Fundit

U takua me Trump në Shtëpinë e Bardhë, kancelari Merz: Disa senatorë amerikanë s’kanë asnjë ide për riarmatimin e Rusisë

(video) Kombëtarja shqiptare duke u stërvitur para sfidës me Serbinë

(video) Përfshihet nga flakët vendgrumbullimi i mbeturinave ne lagjen Drizë në Fier

(Video) ‘Mrekulli’ në Bulqizë/ Gjendet gjallë pas dy ditësh 27 vjeçari i aksidentuar, kishte rënë në lumë

Euro e mbyll javën në nivelin më të ulët historik

38 palestinezë dhe 4 ushtarë izraelitë, viktimat e sulmit në Gaza në ditën e Kurban Bajramit

U aksidentua me automjet në Shupenzë dhe përfundoi pranë lumit, 35-vjeçari dërgohet te Trauma

Gazetari serb e provokoi për bashkëshorten serbe, Gjimshiti: Nuk kam ardhur këtu që të përgjigjem për jetën private

Pensionistët në Universitet! Jo provime, por leksione. Të moshuarit do të punësohen dhe stimulohen me bonuse

“Tifozët, mbështetja jonë”, Sylvinho jep porositë për futbollistët: Janë 90 minuta lojë, të jemi me shpirt e zemër në fushë!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.