Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli e ka shijuar në maksimum dhe me modestinë e saj prej zonje mbrëmjen e fundvitit të organizuar nga dega lokale e Partisë Socialiste në Dibër.
Mimi si e ftuar speciale nuk ka ngurar të tundë shaminë në valle nën melodinë e këngës “E bukur është vallja, kur kërcen sorkadhja”. Pjesë e kësaj mbrëmjeje ishte dhe kryebashkiaku i sapozgjedhur, Muharrem Rama.
Për një moment të gjithë të pranishmit kanë lënë pjatat dhe i janë bashkuar ministres që ka elektrizuar atmosferën. (A.L. Shuplaka)