Ndoshta është një nga takimet e fundit të saj si Ministre e Mbrojtjes, ndërsa përherë do të mbahet mend si ministrja e parë femër në këtë dikaster.
Mimi Kodheli ka qenë sot e pranishme në një takim ku nuk mungonte as ambasadori amerikan Donald Lu, dhe ushtrisë shqiptare iu dhuruan 6 mjete të blinduara.
Ndërsa ajo që të bie në sy është fakti se Kodheli ka marrë timonin, ndoshta dhe në mënyrë simbolike të njërës nga makina, dhe nga ana tjetër në këto momente nuk mungon as buzëqeshja e ambasadorit Lu.
“Këto janë 6 mjetet e para të blinduara nga 248 në total, pjesë e paketës së ndihmës nga qeveria e SHBA për Forcat e Armatosura të Shqipërisë. Falenderim e #mirënjohje për #SHBA, #KrenarePerFA”, shkruan vetë Kodheli.
Ambasadori Lu pak ditë më parë i dërgonte ministres në largim dhe një letër falenderuese për bashkëpunimin në katër vite.
(E.K/SHUPLAKA)