Minatorët janë duke protestuar përpara parlamentit, duke kërkuar statusin e minatorit.
Minatorët thënë se kërkojnë miratimin e statusit të minatorëve. Minatorët shprehen se PS i ka gënjyer, pasi ka premtuar zgjidhjen e statusit që më 2013.
“Na kanë gënjyer. PS na gënjeu që në vitin 2013, kur na tha se do të zbatohet statusi i minatorit”, thanë minatorët.
Ata u shprehën se pensioni që marrin nuk iu del as për ilaçe.