04:16 | 22/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Minatorët në protestë, Nikolla: Rama s’na ka pritur, presion derisa problemi të zgjidhet

14:01 | 05/06/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Minatorët në protestë, Nikolla: Rama s’na ka pritur, presion derisa problemi të zgjidhet

Mosmiratimi i “Statusit të Minatorit”, pritet të sjellë nesër në kryeqytet mijëra minatorë të cilët kërkojnë rregullimin e pagesave dhe kushteve të tyre të punës.

Në një intervistë për Fax News Kol Nikolla, kreu i KSSH-së ka folur në lidhje me protestat e minatorëve, e cila do të nisë nesër në orën 10.00 para Kryeministrisë.

Nikolla tha se protesta do të bëhet për përfitimin e statusit të minatorit, për siguracionet, të cilat janë paguar miminalisht çka ka sjellë edhe pensione minimale si dhe për kushtet e punës jashtëzakonisht të vështira.

Gjithashtu ai përmendi faktin se protesta e nesërme do ta vendosë theksin tek kushtet e punës, veshjet dhe çdo problem tjetër i hasur në gjithë këto vite.

“Të gjitha sindikatat në tërësi kanë bërë marrëveshje me qeveritë e radhës ndoshta të pa studiuara, ose të pa thelluara, sa për të kaluar radhën, ose në disfavor të minatorëve. Minatorët janë kënaqur me përfitimet e çastit duke u dhënë një pagesë kalimtare, apo një pension për 60%, por kanë harruar, që do të dalin në pension pleqërie, që nëse pretendojnë se pensionin e pleqërisë ta kenë menjëherë, nuk mund ta përfitojnë me siguracione minimale dhe kjo është arsyeja që ne po bëjmë presion për qeverinë, parlamentin, që ky problem të zgjidhet”, tha Nikolla.

Pyetjes nëse kryeministri Rama i dha zgjidhje statusit të minatorit në takimin e fundit, Nikolla u përgjigj: “Kryeministri Rama në mënyrë institucionale nuk i ka pritur sindikatat , qoftë Konfederatën e Sindikatave, qoftë Bashkimin e Sindikatave të Pavarura, të cilat tashmë janë lidership në sindikata që nga viti 1995’’.

Nga ana tjetër në një deklaratë për mediat ditën e sotme  Sindikata e minatorëve ka thënë se tubimi i ditës së nesërme do të bllokojë Kryeministrinë. Ata paralajmërojnë se do të ketë edhe një përplasje me policinë deri në momentin sa të ketë një zgjidhje të statusit të minatorit.

Sindikalistët kërcënojnë se do të përshkallëzojnë protestat, pasi kanë që prej viti 2013 që u është premtuar statusi dhe ende nuk e kanë marrë.

Kujtojmë se vetëm për vitin 2018, kanë humbur jetën 8 persona.

Përgatiti: (E.V/Faxweb.al)

 

Etiketa: minatoretprotestarinisin
Pas

Dhjetë këshilla dhe sa dini për përdorimin e limonit?

Para

U ankua se mediat gënjyen për pasurinë e tij, politikani i nxjerr foton Ndokës: Aty ku e ke shtëpinë ti…

Para
Deputeti: kemi një qeveri LGBT, ka dorë në këtë histori

U ankua se mediat gënjyen për pasurinë e tij, politikani i nxjerr foton Ndokës: Aty ku e ke shtëpinë ti…

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ushtria izraelite: 100 kamionë me ndihma kanë hyrë në Gaza

Gjenerata online, Smartphoni në ‘majë të hundës’

Sulm me bombë ndaj autobusit të shkollës, ka viktima

Pritet të përdoret edhe nga Trump… Pentagoni pranon avionin nga Katari

Miliarda pako nga TEMU nuk do të jenë më me transport falas? Zbulohet plani që ‘mërziti’ blerësit online

Agjencia Evropiane e Barnave: Adoleshentët evropianë të ekspozuar ndaj rreziqeve të reja të varësisë

FOTOT| Trafik kokaine dhe heroine, kush janë shqiptarët e organizatës kriminale

Pas zgjedhjeve, deputetët kthehen javën që vjen në Kuvend! Në shtator marrin detyrën të rinjtë

Tragjike në Alpet e Zvicrës, orteku i merr jetën dy alpinistëve italianë

“Ka 12 deri në 18 muaj jetë”, ish mjeku i Shtëpisë së Bardhë shokon me deklaratën për Bidenin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.