07:20 | 02/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Mini-Shengenin Ballkanik”, Soros mbërrin në Ohër, media: Mund të takojë Ramën, i afërt me rrjetin…

15:43 | 10/11/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Mini-Shengenin Ballkanik”, Soros mbërrin në Ohër, media: Mund të takojë Ramën, i afërt me rrjetin…

Ditën e sotme u zhvillua në Ohër takimi i dytë mes presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe atij të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, në kuadër të nismës për atë që njihet si “mini-Shengeni Ballkanik”.

Ndërkohë që mediat maqedonase raportojnë se Aleks Soros, djali i miliarderit amerikan, Xhorxh Soros ka mbërritur këto ditë në Ohër, nga ku dhe është trajtuar si VIP.

Sipas tyre, djali i Xhorxh Soros, ka zhvilluar një takim me presidentin maqedonas Stevo Pendarovski si dhe  me kryeministrin  Zoran Zaev, ndërkohë që pritet që këtë të fundit ta mbështesë dhe në zgjedhje.

Por nuk përjashtohet që kjo vizitë të përdoret edhe për të takuar pjesëmarrësit e tjerë në takimin e Ohrit, siç ishte dhe kryeministri Edi Rama.

“Ka shumë të ngjarë që vizita në Ohër të përdoret edhe për takime me kryeministrin shqiptar Edi Rama, i cili është gjithashtu afër rrjetit, pasi ish-bashkëshortja e tij Delina Fico ka punuar në projekte të profileve të larta të financuara nga Soros. Presidenti serb Aleksandar Vucic po merr pjesë gjithashtu në samitin në Ohër.”– shkruhet ndër të tjera në shkrim.

‘Republika.mk’ ka siguruar edhe foto të Sorosit duke zbritur nga avioni i tij privat, i shoqëruar nga roje të shumta.

Shkrimi i plotë

“Qyteti Ohrit në Maqedoni është blinduar gjatë këtyre ditëve nga uniformat e policisë, helikopterë që lëvizin duke survejuar si dhe nga avionë privatë në airoport.

Arsyeja është samiti i ashtuquajtur i iniciativë Mini Schengen, një shtytje rajonale nga Maqedonia, Shqipëria dhe Serbia, e nisur pas dështimit për tu anëtarsuar në BE.

Në gjithë këtë blindim një grup i vogël vizitorësh kaluan pothuajse të pambrojtur. Grupi u prit u akomodua në në hotel Unique dhe zhvilloi takime pa njoftuar zyrtarë të lartë të qeverisë maqedonase.

Republika ka mësuar se trajtimi VIP ishte menduar për Aleksandër Soros, djalin e multimiliarderit të majtë Xhorxh Soros, i cili po takon kryeministrin Zoran Zaev dhe Presidentin Stevo Pendarovski. Ka shumë të ngjarë që vizita në Ohër të përdoret edhe për takime me kryeministrin shqiptar Edi Rama, i cili është gjithashtu afër rrjetit, pasi ish-bashkëshortja e tij Delina Fico ka punuar në projekte të profileve të larta të financuara nga Soros. Presidenti serb Aleksandar Vucic po merr pjesë gjithashtu në samitin në Ohër.

Më tej thuhet se “burimet tona thonë se ardhja e fundit e Aleksandër Soros në Maqedoni është e lidhur me zgjedhjet e ardhshme të prillit 2020, ku pozita e Zaevit është tronditur shumë nga një numër skandalesh korrupsioni dhe mosmarrja e aprovimit për hapjen e bisedimeve të pranimit në BE. Pritet që fondacionet e Shoqërisë së Hapur përsëri të lënë mënjanë fondet për fushatën parazgjedhore të Zaev, duke i siguruar atij mbështetje mediatike dhe mbështetje ndërkombëtare.

Vizita vjen në një kohë të përfshirjes së konsiderueshme të grupeve të Shoqërisë së Hapur në zhvillime të tjera ndërkombëtare, siç janë përpjekjet për të fajësuar Presidentin e SHBA Donald Trump, ku Soros ka miratuar kundërshtarin e tij Elizabeth Warren, dhe për të rrëzuar votën e Brexit në Mbretërinë e Bashkuar.”- shkruan Republika MK.

(M.Q/Faxweb.al)

Etiketa: aleks sorosedi ramaoher
Pas

Futën në Shqipëri makina të ndryshme duke shmangur detyrimet doganore, ndalohen katër persona

Para

“Grazhdi serb dhe grek në Tiranë e merr kashtën nga Rusia”, Shaban Murati: Provat e filorusëve gjenetikë në Tiranë

Para
“Grazhdi serb dhe grek në Tiranë e merr kashtën nga Rusia”, Shaban Murati: Provat e filorusëve gjenetikë në Tiranë

"Grazhdi serb dhe grek në Tiranë e merr kashtën nga Rusia", Shaban Murati: Provat e filorusëve gjenetikë në Tiranë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Të hënën takimi me Netanyahun, Trump: Jam i vendosur për t’i dhënë fund luftës në Gaza

Mbyllet zyrtarisht “USAID”, mbi 14 milionë persona mund të vdesin nga mungesa e ndihmave

Paralajmëron Trump: Deportimi i njerëzve të lindur në SHBA mund të jetë puna e radhës

‘Gjakun e lajm me gjak’, sulmohet shtëpia e italianit që vrau me armë 25-vjeçarin që tentoi ta grabiste! Policia dyshon në 3 persona sipas pistës së hetimit

Putin me Macron: Konflikti ukrainas pasojë e politikave të vendeve perëndimore

E rëndë në Greqi, 14-vjeçarja shqiptare bie nga një urë 10 metra e lartë, ndërron jetë në spital

Trump do të bisedojë për Gazën dhe Iranin në takim me Netanyahun

Nga miti të kërcënimi, narrativa nacionaliste serbe, e gjallë në zemër të Kosovës

Shtohen urgjencat kardiake/ I nxehti përkeqëson problemet e zemrës, mjekët: Kujdes në orët e pikut

Nis kufizimi, jo më kredi pa limit! Hyn në fuqi vendimi i BSH, 85% për kredinë në lekë, 75% në valutë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.