Këshilltari për Cështjet Ekonomike në PD, Dorjan Teliti, njofton fillimin e punës mbi programin ekonomik të PD-së për zgjedhjet e ardhshme qëndrore 2025, duke renditur edhe prioritetet kryesore të këtij programi.
Teliti shkruan se ky do të jetë një program ku shteti e qeveria do të jenë shërbëtori dhe qytetarët do jetojnë nën regjimin e shanceve të barabarta.
“Ky do të jetë një program që në qendër të tij do të ketë individin, familjen dhe mirëqënien e saj, mbështetjen e rinisë e luftën ndaj migracionit.
Ky do të jetë një program ku pensionistët e shtresat në nevojë do mund të dalin nga gropa e varfërisë, minimumi jetik 200 euro shumë shpejt realitet”, shkruan Teliti.
Postimi nga Dorjan Teliti
Programin Ekonomik 2025-2029…COMING SOON!
🔷Bashkë me Klodin, Liljanën, Hysenin dhe ekspertë të tjerë të departamenteve në PD, po punojmë intensivisht për hartimin e programit 2025-2029 të Partisë Demokratike.
👉Ky do të jetë një program që do i japë përgjigje sfidave të ekonomisë së dërrmuar dhe sektorëve të saj të braktisur.
👉Ky do të jetë një program ku shteti e qeveria do të jenë shërbëtori dhe qytetarët do jetojnë nën regjimin e shanceve të barabarta.
👉Ky do të jetë një program që në qendër të tij do të ketë individin, familjen dhe mirëqënien e saj, mbështetjen e rinisë e luftën ndaj migracionit.
👉Ky do të jetë një program ku pensionistët e shtresat në nevojë do mund të dalin nga gropa e varfërisë, minimumi jetik 200 euro shumë shpejt realitet.
👉Ky do të jetë një program që lartëson në piedestal shpirtin sipërmarrës duke i ardhur në ndihmë me një sistem taksash të ulta e procedura të thjeshta.
👉Ky do të jetë një program që do të bazohet në përdorimin eficent të cdo qindarke të buxhetit të shtetit. Arsimi, shëndetësia, bujqësia, turizmi dhe infrastruktura prioritete qeverisëse.
🔷Programi ekonomik 2025 po vjen, 🔜një përgjigje dhe ofertë reale për hallet e njerëzve, sipërmarrjes dhe ekonomisë.