Kur Kosova vendos barriera për Serbinë dhe lehtësira për Shqipërinë, Shqipëria vendos barriera për Kosovën ndërsa lehtësira për Serbinë!
Me vendosjen e taksës 100% ndaj produkteve të importuara nga Serbia, importi nga Serbia është ulur 99%, ndërsa kjo ka shkaktuar rritje të importit vetëm nga Shqipëra për mbi 30%.
Përderisa, me vendosjen e taksës në “Rrugën e Kombit” në të cilën sipas parashikimeve kalojnë mbi 7000 makina në ditë, duke e llogaritur vetëm taksën 5 euro, qytetarëve të Kosovës u kushton mbi 13 milion euro në vit.
Sa i përket bashkëpunimit ekonomik pasojat janë edhe më të mëdha, duke e rritur koston e çdo transporti 46.2 euro më shumë. Kosto rritet për mallrat e Kosovës të eksportuara në Shqipëri dhe anasjelltas.
Me këtë taksë Shqipëria i vendos barrierë qytetarëve të Kosovës por gjithashtu e sanksionon edhe vetën përderisa Kosovën e ka tregun më të madh, veçanërisht në aspektin turistik.
Përderisa, me Minishengenin, Serbisë i lejohet qasje e papenguar në të gjitha shtetet ballkanike dhe përmes Serbisë edhe Rusisë përderisa kjo e fundit ka marrëveshje të tregtisë së lirë me Serbinë.
Me marrëveshjen e Minishengenit, saktësisht me lëvizjen e lirë të kapitalit, u mundësohet serbëve të blejnë prona të paluajtshme në Shqipëri, të cilat shumica e tyre janë banesa të cilat kosovarët i marrin me qira për pushime në bregdetin shqiptar. Do të jetë më shumë se ironike që kosovarët t’u paguajnë qira serbëve për pushime në bregdetin shqiptar apo jo?!.
Efekte negative të minishengenit në Kosovë do të jenë gjithashtu shumë të larta.
• Barrierat (si taksa 100%) duhet të hiqet, përderisa mallrat serbe e vërshojnë edhe njëherë Kosovën e me këtë edhe mallrat ruse përderisa Serbia ka marrëveshje të tregtisë së lirë me Rusinë.
• Zyrtarët serbë mund të lëvizin dhe veprojnë lirshëm në Kosovë e me këtë edhe kontrabanduesit serbë.
Fushatat politike të zyrtarëve serbë në Kosovë mund të bëhen njëjtë sikur të bëhen në Serbi.
• Kosovarët duhet t’u paguajnë qira serbëve kur pushojnë gjatë verës në Shqipëri (njësoj sikur rusëve në Turqi).
Discussion about this post