Ish-depuetja e LSI, Klajda Gjosha nuk ka kursyer akuzat dhe sulmet ndaj kryeministrit Edi Rama mbrëmjen e sotshme. Duke folur në emisionin “Aktualitet” të gazetarit Bejdo Male, ku po diskutohet për takimin e minishengenit, Gjosha e akuzoi Edi Ramën se ka kaluar çdo kufi me ofendimet e hedhura në drejtim të politikanëve të Kosovës.
“Ka disa probleme, e para u diskutua pak për shkeljen e Ksuhtetutës. Kushtetuta këtu tek nme ka dalë nga shinat. Mënyra sesi po qeveriset vendi ka hyrë në një rrugë të rrezikshme ku kryeminsitri bën gjithçka, pa pyetur as për ligjet, as për Kushtetutën. Ajo çka pamë në konferencën e Ramës me liderët e tjerë ishte realisht e turpshme.
Mënyra sesi ju është qasur lidervë të Kosovës është shumë ofenduese. Ai ka kaluar kufijtë përtej normales, duke ofenduar me fjalë që as kryeministri i Serbisë nuk e bëri diçka të tillë. Kjo ka ngjallur reagime edhe në Kosovë. Kush është Rama për t’iu drejtuar në një mënyrë të tillë liderëve të Kosovës? Pse qeveria nuk bën një diskutim se pse Kosova nuk bëhet pjesë e takimit?”, tha Gjosha.
Sipas saj, takimi i minishengenit duhet të ishte bërë në një moment tjetër. Nga ana tjetër, studiuesi Behar Gjoka shtoi se Kosova nuk është lënë rastësisht jashtë vëmendjes.
“Çfarë ndodh nëse realizohet minishengeni? Kosova përjashtohet. Një rrezik i tillë ekziston edhe për Shqipërinë. Kosova jo rastësisht është lënë jashtë vëmendjes”, theksoi midis të tjerash ai.
Ndërsa drejtori i gazetës “Telegraf”, Ëngjëll Musai deklaroi se kryeministri po shkel Kushtetutën me këto takime sepse më parë ai duhet të marrë plotfuqishmërinë nga presidenti Ilir Meta.
“Edi Rama është në shkelje të Kushtetutës sepse çdo lloj iniciative që ai po kërkon të ndërmarrë, po i jepet mundësi të bashkohet treshja Rama-Vuçic-Zaev do të thotë se ky veprim është antikushtetuese. Ai nuk mund të bëjë asnjë lëvizje pa marrë plotfuqishmërinë nga Presidenti i Republikës. Ai është i vetmi që mund t’i japë plotfuqishmërinë për të negociuar. Unë them se jemi në kushte paligjshmërie. Ai me të drejtë konsiderohet si tradhtar, ndaç t’i vijë mirë, ndaç t’i vijë keq. Ai bëri pakt me serbët”, tha Ëngjëll Musai.
(M. I./ Faxweb.al)