00:27 | 16/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ministër Arsimi teknik? Reagon për herë të parë Artan Fuga

16:35 | 21/05/2017
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Fuga: Shqiptarët kurrë nuk do të gjejnë paqe me këtë model qeverisjeje pa ndarje pushtetesh

Që pas arritjes së marrëveshjes mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të opozitës Lulzim Basha, emri i akademikut të njohur Artan Fuga është përfolur si një kandidat i mundshëm për ministër arsimi teknik.

Sot Fuga ka thyer heshtjen duke folur për herë të parë mbi këtë temë. Fuga është shprehur se po t’i ofrohet një mundësi e tillë, do të pranonte çdo detyrë që do t’i jepej.

“Sapo të më jepet mundësia do të pranoja modestisht dhe pa bërë zë çdo detyrë dhe do të merrja çdo ngarkesë brenda një ekipi për t’i shërbyer qytetarëve dhe së mirës publike. Atëhere kur gjithçka do të krijohet si mundësi për të rikonceptuar, riformuluar dhe zbatuar politika vërtet të reja.”, shkruan Fuga.

Mirëpo akademiku shton se sot detyra e antarëve të qeverisë të cilët propozohen nga opozita dhe aprovohen nga kryeministri është thjesht për disa javë dhe vetëm për të qenë në një farë mënyre rojtarë të ndonjë paudhësie nëpunësish. Për këtë thotë ai, “nuk ndjehem gati të angazhohem”.

REAGIMI I FUGËS

Unë kandidat për në qeveri? 
————-
Nisur nga fakti që në rrjete të ndryshme sociale përmendet edhe emri im për të qenë një kandidaturë e opozitës e propozuar për të qenë në qeveri, dëshiroj t’i falenderoj shumë të interesuarit dhe ata që kanë besim te unë, të cilin asnjëherë nuk do ta zhgënjej.

Desha të njoftoj se opozita, pa pasur asnjë detyrim, lëvizja për republikën e re, edhe vetë z. Lulzim Basha, janë treguar moralisht dhe politikisht shumë korrekt për këtë çështje me mua.

Unë i qendroj mendimit tim se modeli ekonomik, social, kulturor dhe politik që ka vendi ynë sot është krejt i tejkaluar nga koha.

Ai duhet rinovuar me themel sepse e ka lënë Shqipërinë në prapambetje, prodhon kriza dhe ka përjashtuar, denigruar, fyer qytetarin.

Unë jam shumë i qartë se cfarë duhet bërë për ta zëvendësuar atë brenda një kohe shumë të shkurtër, dyvjecare, me një model të, të kohës, mbështetur në arritjet më të mira të këtyre dekadave dhe duke shëruar plaget e shumta të grumbulluara.

Ne kemi ngecur në vend së pari sepse administratorët tanë nuk dinë! Sepse drejtuesit civilë së dyti janë të kapur nga disa lobingje me parà. Dhe këto lobingjet me parà së treti pasi bëjnë apologjinë e shëmtuar të vetvetes me kalemxhinj gjithfarësh, bazuar te ideologjira të shekullit të kaluar për të cilat nuk ja kanë haberin,mbushin xhepat pa krijuar vlerë të re dhe nuk përfaqësojnë sipërmarrje me dobi shoqërore!

Ne kemi hipur në një makinë që ndryshon shoferin herë pas here, por pa pasur motorr.

Sapo të më jepet mundësia do të pranoja modestisht dhe pa bërë zë cdo detyrë dhe do të merrja cdo ngarkesë brenda një ekipi për t’i shërbyer qytetarëve dhe së mirës publike. Atëhere kur gjithçka do të krijohet si mundësi për të rikonceptuar, riformuluar dhe zbatuar politika vërtet të reja.

Ndërkohë, aktualisht, sot, detyra e antarëve të qeverisë të cilët propozohen nga opozita dhe aprovohen nga kryeministri është si duket thjesht për disa javë dhe vetëm për të qenë në një farë mënyre rojtarë të ndonjë paudhësie nëpunësish :).

Për këtë funksion, që nuk them se nuk ka fare dobi shoqërore, nuk ndjehem gati të angazhohem.

Muajt e verës që i kisha rezervuar për të ribërë një tekst për studentët, po i harxhoj për këtë punë, sesa të qendroj para ose pas ndonjë tavoline, ulur në kolltuk ose duke para larg përmes dritares duke mbajtur me dorë perdet e trasha.

Pra duke falenderuar miqtë dhe të interesuarit, cështja është e mbyllur nga ana ime duke e lënë rehat opinionin publik.

Ndërkohë më gjatë do të shpjegohem më pas, ndërkohë që gjatë javëve që vijnë do të jem si gjithmonë aktiv për të sensibilizuar sëbashku me opinionin qytetar se çfarë presim ne për republikën e re.

Unë mbetem thellësisht, deri në fund, plotësisht me besimin se ne na pret ose një republikë e re, ose barbaria dhe mjerimi e humlbja si komb.

E kam thënë dhe e përsëris. Njerëzit ikin e vijnë ideja do të mbetet!

Ne si qytetarë duhet t’i japim udhë asaj.

Ka ardhur sahati!

Ne mundemi! (D.D/Shuplaka)

Etiketa: artan fuga
Pas

Trump në Arabinë Saudite, përpjekje për të bashkuar botën myslimane në betejën kundër ekstremizmit islamik

Para

“E di që do më shani, por do duroj!”, Gjika: UEFA dëbon Skënderbeun, Tirana ose Vllaznia ngjitet në kategori

Para
“E di që do më shani, por do duroj!”, Gjika: UEFA dëbon Skënderbeun, Tirana ose Vllaznia ngjitet në kategori

“E di që do më shani, por do duroj!”, Gjika: UEFA dëbon Skënderbeun, Tirana ose Vllaznia ngjitet në kategori

Discussion about this post

 



Të Fundit

Raporti vjetor i KLP, “gropa” në sistem, nga 341 prokurorë vetëm 220 në detyrë

Takimi mes ministrit të Jashtëm turk dhe atij rus, Fidan dhe Lavrov diskutuan për konfliktin mes Izraelit dhe Iranit

Zjarri shkrumbon 3 ha kullotë në Gjirokastër, rrezikohet një banesë

Konflikti i armatosur me Iranin, një tjetër kompani ajrore anulon fluturimet për në Izrael

IDF godet një avion iranian teksa po furnizohej me karburant në Mashhad

Rusia ia kthen Ukrainës trupat e edhe 1.200 të vrarëve, teksa luftimet vazhdojnë

Aksident në aksin Korçë-Kapshticë, përplasen dy makina, dyshohet për të plagosur

E rëndë në Dhërmi/ Goditet nga helika e skafit në plazhin e Gjipesë, plagoset turisti gjerman

Sulmet izraelite në Iran! Thellohet bilanci, shkon në 128 numri i të vdekurve dhe 900 i të plagosurve

“Unë arrita të ndaloj luftën Kosovë-Serbi dhe Indi-Pakistan”, Trump: Irani dhe Izraeli do të bëjnë marrëveshje, së shpejti do të kemi paqe!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.