Dashamir Shehi, deputeti demokrat dhe kreu i LZHK-së është një nga personazhet më karizmatikë për mediat dhe jo vetëm.
Sa herë që ai bën një fjalim ashtu siç ai di, me një gjuhë të thjeshtë dhe të kuptueshme prej të gjithëve, shpërndarja nga ana e ndjekësve bëhet me shpejtësinë e ‘erës’.
Së fundi, me fjalimin e tij të bërë dje Shehi tha një tjetër të vërtetë të madhe, duke nisur që nga çështja Tahiri te ajo e Xhafajt.
Duket se kjo i ka pëlqyer dhe blogerit Olti Curri, i cili shkruan se ministrat dhe kryeministri që pinë mall të mirë, (i referohet drogërave), i kujtojnë Dashit gotën e rakisë.
Curri në reagimin e tij shkruan: Sigurisht qe ministrat dhe kryeministri qe pine mall me cilesi do ti kujtojne gotes e rakise qe Dash Shehu e pi gjithe lezet dhe nuk e mohon.
Por degjojeni kete fjalim te ketoj burri deputet, edhe ekonomist me vlera.
Sa gjysma e tij te kishte mend dhe vullnet perparimi jo Rama se s’ben vaki po te pakten Lul Basha…Ndiqeni…
Shehi shprehej dje: Sot kryefjala e tërë punëve është kjo: a do të vazhdojmë me këtë lloj situate?! Se mbrëmë ishte në arrest shtëpie ky, i shihte ndeshjet nga kolltuku, tani do t’i shohë nga bastet që ka afër shtëpisë, ministri i Brendshëm.
Do të vazhdojmë kështu sot se mbrëmë kanë arrestuar –si e ka dëshmitari atje, – se kjo ësstë shumë e bukur, është komedi, në asnjë vend nuk ndodh po ta mendoni: këtë që denoncoi, e arrestojnë pse kaloi në Kosovë, i denoncuari nuk arrestohet kur kalon Italinë! Dhe këtu mbyllet muhabeti! Mos u merrni fare me komentet, merruni seriozisht me këtë punë. Mos e mendoni fare si e mendon partia jonë, mendoni njëhërë si e mendojnë partitë e tjera që na shohin nga Europa.
Ka bërë vaki në ndodnjë shtet që ka shkuar të lypë tek dera e komshiut, të hyjmë në Europë me ëkto njerëz që ka, me këto ministra të Brendshëm?! Për çfarë na akuzon Europa ne? Për drogë, për korrupsion, se nuk na akuzon për varfërinë.sikur këta zotërinjtë të ishin ministrat e Ekonomisë, siç debatohet sot në Itali.
Jo mor! Në Shqipëri ato njohin dy vetë, kryeministrin dhe Ministrin e Brendshëm! Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, rresht pas rreshti, janë njerëz të kriminalizuar! U mbyll kjo punë! E kanë fajin këta, e kanë kalamajtë e këtyre, e kanë kunetërit, e kanë vëllezëerit, kjo për ne s’ka fare rëndësi….absolutisht dhe s’duhet të ketë fare rëndësi dhe për ju. Për ne rëndësi duhet të ketë çfarë perceptimi ka Europa për ne që pretendojmë të shkojmë në Europë.
Vazhdoni të ankoheni se ju pengojmë ne!katër vjetët e para ju pengonin borxhet e qeverisë së vjetër. Mbaruan, u shlyen, u lanë, ku di unë se ç’bëtë me to!
Dy vjetët e dyta ju pengoi sistemi i drejtësisë juve. Se s’ju linin prokurorët juve…Nuk mbillej misri në Lushnje, e ka fajin drejtësi! Përmbytet Shkodra, e ka fajin drejtësia! Nuk prodhohnë hidrocentralet, e ka fajin drejtësia! Keni gjetur justifikimin më absurd dhe kur vjen puna, edhe drejtësinë e keni sot në dorë!
Tani keni filluar se e paska fajin jo drejtësia, po LSI-ja!Se kanë qënë ortakët tuaj dhe s’jua kanë shkuar punët mirë. Gjithnjë gjeni justifikeime, asnjëhërë nuk jeni justifikuar me punë!
(E.K/FAXWEB.AL)