08:17 | 16/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Ministrat e Jashtëm të BE-së mbajnë takim të pashembullt në Kiev

16:17 | 02/10/2023
në Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ministrat e Jashtëm të BE-së mbajnë takim të pashembullt në Kiev

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian janë duke zhvilluar një takim në Kiev, si shenjë mbështetjeje për Ukrainën, ka thënë kryediplomati i bllokut evropian, Josep Borell të hënën.

Tashmë janë bërë 19 muaj prej kur Rusia e ka nisur luftën në Ukrainë. “Po mbledh sot ministrat e Jashtëm të BE-së në Kiev, për herë të parë ndonjëherë të 27 ministrat takohen jashtë BE-së”, ka thënë Borell në X – platformë e njohur më parë si Twitter.

“E ardhmja e Ukrainës është brenda BE-së”, ka thënë ai. Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba, ka thënë se mesazhi i takimit është që BE-ja po zgjerohet nëpër Ukrainë dhe se ukrainasit janë shumë mirënjohës.

“Ky takim historik” është mbajtur jashtë kufijve aktualë të BE-së, por brenda kufijve të BE-së në të ardhmen. Ky takim nuk është bërë publik paraprakisht për çështje sigurie.

Një prej temave në agjendën e takimit është propozimi i Borrellit për të bërë përkushtime për ndihmën ushtarake që duhet ndarë për Ukrainën.

Borrell dëshiron t’i ndajë 5 miliardë euro si ndihmë vjetore për Ukrainën në periudhën 2024-2027, ndonëse këtë vendim ministrat nuk pritet ta marrin në Kiev. Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL

Pas

Shqipëri – Kroaci, nënshkruhet marrëveshja për sigurimet shoqërore

Para

Vetëvritet 31-vjeçarja në Korçë, gjendet në hangarin e banesës nga familja

Para
Zbardhet plagosja në Vlorë, i riu u qëllua me thikë nga kunati i tij, dyshohet se…

Vetëvritet 31-vjeçarja në Korçë, gjendet në hangarin e banesës nga familja

Discussion about this post

 



Të Fundit

Bashkia e Tiranës propozon ulje 50% të taksave për gratë kryefamiljare me 3 fëmijë

Raporti i OECD/ Alarm për tregun e punës, aftësitë e punonjësve shqiptare sa 37% e atyre në BE

Izraeli: Kemi goditur qendrat komanduese të Forcës Quds të Iranit! Aty përgatiteshin sulmet ndaj nesh

Vetëplagoset me armë zjarri një 35-vjeçar në Vlorë, në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës

Von der Leyen: Irani nuk duhet të ketë armë bërthamore, pa asnjë diskutim

Sot samiti i SEECP, policia plan masash, ja akset ku kufizohet qarkullimi i mjeteve

Mbahet sot në Tiranë Ministeriali i SEECP, Shqipëria pritet të dorëzojë kryesimin, zbardhet axhenda

Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Mblidhet sot Kuvendi, diskutohet projektligji ‘Për performancën energjetike të ndërtesave’

Vazhdon lufta Izrael-Iran, vritet zyrtari i lartë ushtarak iranian

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.