22:35 | 24/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Ministrat e Jashtëm të BE-së mblidhen sot në Bruksel, në qendër të diskutimeve konfliktet në Lindjen e Mesme dhe rikthimi i palëve në tryezën e negociatave

09:12 | 23/06/2025
në Bota, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ministrat e Jashtëm të BE-së mblidhen sot në Bruksel, në qendër të diskutimeve konfliktet në Lindjen e Mesme dhe rikthimi i palëve në tryezën e negociatave

Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, do të diskutojnë sot në Bruksel mbi zhvillimet më të fundit në Lindjen e Mesme, në një kohë kur shqetësimi ndërkombëtar po rritet pas sulmeve të Shteteve të Bashkuara ndaj objekteve bërthamore në Iran, në mbështetje të ofensivës që Izraeli ka ndërmarrë prej ditësh kundër objektivave iraniane.

Sipas raportimeve nga mediat e huaja, një nga temat kryesore të mbledhjes do të jetë se si BE-ja mund të ndihmojë në uljen e tensioneve dhe rikthimin në tryezën e negociatave. Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, u bëri thirrje të dielën të gjitha palëve “të bëjnë një hap pas, të rikthehen në tryezën e negociatave dhe të shmangin përshkallëzimin e mëtejshëm”.

Në axhendën e ministrave të Jashtëm është edhe diskutimi mbi një raport të shërbimit diplomatik të BE-së, Shërbimit Evropian për Veprim të Jashtëm, i cili vë në pikëpyetje përputhshmërinë e veprimeve të Izraelit në Rripin e Gazës me parimet e Marrëveshjes së Asociimit BE-Izrael.

Raporti, i publikuar të premten, përfundon se “ka shenja se Izraeli po shkel detyrimet e tij në lidhje me të drejtat e njeriut, bazuar në nenin 2 të Marrëveshjes së Asociimit”. “Masat kufizuese të vazhdueshme që Izraeli vendos për furnizimin me ushqime, barna, pajisje mjekësore dhe ndihma të tjera jetike po ndikojnë në të gjithë popullsinë e Gazës,” thuhet në raport.

I pyetur mbi këtë çështje, një zyrtar izraelit e cilësoi të premten raportin si “të njëanshëm” dhe tha se “përfaqëson një shembull të standardeve të dyfishta që BE-ja aplikon ndaj Izraelit”. Sipas Marrëveshjes së Asociimit BE-Izrael, e cila është në fuqi që nga viti 2000, të dyja palët janë zotuar që marrëdhëniet e tyre të mbështeten mbi “respektimin e të drejtave të njeriut dhe parimeve demokratike”.

Raporti përfshin një seksion të posaçëm mbi situatën në Gazë, ku trajtohen tema si pengesat për ndihmën humanitare, sulmet me shumë viktima, goditjet ndaj spitaleve dhe objekteve mjekësore, zhvendosja masive dhe mungesa e llogaridhënies.

Ai shqyrton gjithashtu edhe gjendjen në Bregun Perëndimor të pushtuar, përfshirë dhunën ndaj palestinezëve nga kolonët hebrenj. Tashmë, qeveritë e vendeve anëtare të BE-së duhet të shqyrtojnë nëse dhe si do t’i përgjigjen këtij raporti. Ministrat e Jashtëm duken të ndarë në qëndrime: disa mbështesin marrjen e masave ndaj Izraelit, por nuk pritet të merret ndonjë vendim konkret në takimin e sotëm.

Pas

Sulmet e SHBA në Iran, JD Vance: Nuk po bëjmë luftë kundër tyre, por kundër programit bërthamor

Para

Sulmet Iran-Izrael, Hasani: Evakuohen nga Izraeli 4 qytetarë të tjerë shqiptarë

Para
Sulmet Iran-Izrael, Hasani: Evakuohen nga Izraeli 4 qytetarë të tjerë shqiptarë

Sulmet Iran-Izrael, Hasani: Evakuohen nga Izraeli 4 qytetarë të tjerë shqiptarë

 



Të Fundit

Aksident në aksin Fier–Cakran, përplasen dy automjete/ tre të lënduar

25 vite Avokati i Popullit/ Spiropali: Kuvendi i angazhuar për të mos lënë asnjë raport në harresë

25-vjetori i Avokatit të Popullit, Ballanca: Mbrojtja e të drejtave është përgjegjësi e përbashkët

Kancelari gjerman: Gjermania do të paguajë pjesën e saj për mbrojtjen e Evropës

Izraeli heq kufizimet dhe rikthen aktivitetin e plotë në gjithë vendin

Pezeshkian: Të drejtat legjitime të Iranit nuk do të kompromentohen, dialog i hapur

Të paktën 40 viktima në Gaza pas arritjes së armëpushimit Iran-Izrael, njoftojnë mjekët

Fluturimet ndërkombëtare rikthehen pjesërisht në hapësirën ajrore të Iranit

Presidenti i Iranit: Jemi të gatshëm për negociata, por jo për kushte të imponuara

Protestë dhe mbështetje masive për forcat e armatosura në Teheran

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.