14:31 | 28/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Ministrat e PD-së dhe LSI-së bëhen bashkë, i refuzojnë Ramës shkarkimin e Ilir Markos (DETAJET)

13:39 | 24/06/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ministrat e PD-së dhe LSI-së bëhen bashkë, i refuzojnë Ramës shkarkimin e Ilir Markos (DETAJET)

Ministrat e PD-së dhe LSI-së i  kanë refuzuar  Ramës shkarkimin e Ilir Markos.  “Panorama”  shkruan se Ilir Marko mbetet sërish në detyrë si zv.ministër i Brendshëm, edhe pse është shpallur “non grata” nga kreu i qeverisë.

Sjellim në vëmendje që  Edi Rama ka firmosur dy ditë më parë një urdhër qarkullues për të gjithë ministrat, në të cilin kërkon shkarkimin të zv.ministrit të emëruar nga LSI-ja. Ky urdhër qarkullues është firmosur nga 9 ministrat e Partisë Socialiste dhe nga vetë Rama. Ndërsa pjesa tjetër e kabinetit qeveritar nuk e ka firmosur, të cilët janë ministrat teknikë të Partisë Demokratike dhe katër ministrat e mbetur të Lëvizjes Socialiste për Integrim. 

 

SHKARKIMI

Ilir Marko u shkarkua të enjten nga kryeministri për shkak se u konfliktua me mesazhe me Saimir Tahirin. Fillimisht, LSI-ja ka denoncuar me emra konkretë rastet e blerjes së votave në qarkun e Tiranës, duke akuzuar se, pas këtyre veprimeve antiligjore, ishte ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.

Megjithatë, Tahiri ka replikuar me Ilir Metën, duke thënë se tentoi ta përgjonte me anë të zëvendësministrit të Brendshëm, i cili, sipas tij, i ka vendosur një përgjues në zyrë. Por pas këtyre etiketimeve, Ilir Marko, i cili ka qenë zëvendësi i Saimir Tahirit, ka reaguar me anë të një mesazhi privat të dërguar në celularin e ish-ministrit të Brendshëm.

Marko ka zbuluar në SMS-në drejtuar ish-ministrit se ndërkombëtarët kanë kërkuar me këmbëngulje shkarkimin e Saimir Tahirit për abuzime. Pasi u bënë publike SMS-të, Edi Rama nxori vendimin për shkarkimin e zv. ministrit të LSI-së.

Kush ka firmosur

1.Edi Rama

2.Milva Ekonomi

3.Eglantina Gjermeni

4.Ditmir Bushati

5.Mimi Kodheli

6.Mirela Kumbaro

7.Milena Harito

8.Damian Gjiknuri

9.Ermonela Felaj

10.Eduard Shalsi

Nuk kanë firmosur

1.Ledina Mandija

2.Dritan Demiraj

3.Helga Vukaj

4.Mirela Karabina

5.Gazment Bardhi

6.Xhuljeta Kertusha

7.Arben Beqiri

8.Klajda Gjosha

9.Sokol Dervishaj

10.Lefter Koka

11.Edmond Panariti

 

 

 

Pas

Nesër zgjedhjet, emigrantët dynden në kufi, fluks i madh në Qafë Botë

Para

Nikoll Lesi : A mund ta blejë një votë me 55 mijë lekë ?

Para
Nikoll Lesi : A mund ta blejë një votë me 55 mijë lekë ?

Nikoll Lesi : A mund ta blejë një votë me 55 mijë lekë ?

Discussion about this post

 



Të Fundit

Mbahet sot faza e fundit për zgjedhjen e kreut të BKH, monitorohet dhe nga SHBA e BE

Aksident i rëndë në aksin Peqin–Rrogozhinë, dy të huaj në gjendje kritike

Ina Zhupa viziton komisarin e lënduar nga zjarri në Delvinë: Mirënjohje për sakrificën, shteti ka detyrë ta vlerësoj me akte konkrete

Gjykata e Fierit cakton masën ‘arrest me burg’ për tre personat e përfshirë në vrasjen e Anesti Ramës

Vrasja e 52-vjeçares në Pogradec, shoqërohet një i ri i dyshuar për krimin

SHBA, senatorët demokratë kërkojnë ndërprerjen e fondeve për GHF, të ashtuquajturës organizatë e ndihmës në Gaza

Berisha kundër ndryshimeve në Kodin Penal, kërkon rikthimin e dënimit me vdekje: S’mund të ndryshohet çdo 10 vite, favorizohen vrasës e të dënuar përjetë! Sulmon Dumanin e Gjokën

Rama: Arkitektët do mbajë përgjegjësi ligjore për ndërtimet që devijojnë nga projekti

Tiranë/ Intensifikohen kontrollet rrugore, 54 të proceduar për parkim të gabuar, dhjetëra mjete të bllokuara dhe 39 arrestime për…

Hyri për tu larë në det, por nuk u kthye më, vijojnë kërkimet për 57-vjeçarin portugez në Sarandë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.