08:21 | 13/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Ministrat e rinj betohen, Meta u uron suksese por u kujton edhe reformat që duhet të kryejnë

17:20 | 13/09/2017
në Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ministrat e rinj betohen, Meta u uron suksese por u kujton edhe reformat që duhet të kryejnë

Në selinë e Presidencës sapo është zhvilluar ceremonia e betimit të ministrave  të rinj të qeverisë. Menjëherë pasi të gjithë bënë betimin, presidenti Ilir Meta mbajti një fjalim ku u uroi ministave të kabinetit të ri, suksese në punën e tyre.

Mirëpo, pavarësisht urimeve, Meta u kujtoi ministrave të kabinetit të ri qeveritar se duhet të përfundojnë punën për reformat, si ajo në Drejtësi.

“Dëshiroj që në këtë moment të rëndësishëm të betimit të qeverisë së re të ndaj me të gjithë ju urimin tim të sinqertë për suksese dhe rezultate sa më pozitive në qeverisjen e vendit. 
Shqipëria dhe shqiptarët presin nga Qeveria e re, nga Parlamenti i ri, nga maxhoranca por edhe nga opozita përgjegjësi më të mëdha për të përballuar me sukses sfidat që kemi përpara. 
Si President i Republikës dua të theksoj rëndësinë madhore për përshpejtimin e zbatimit të Reformës në Drejtësi, në mënyrë që tëkrijohen sa më shpejt institucionet e reja tëDrejtësisë, me qëllim forcimin e sundimit tëligjit, të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, por edhe të përmirësimit të klimës së biznesit në vend.”, tha Meta.

FJALA E PLOTË E METËS

I nderuar Z. Kryetar i Kuvendit,

I nderuar Z. Kryeministër,

Të nderuar antarë të Qeverisë,

Të nderuar përfaqësues të Institucioneve Kushtetuese,
Dëshiroj që në këtë moment të rëndësishëm të betimit të qeverisë së re të ndaj me të gjithë ju urimin tim të sinqertë për suksese dhe rezultate sa më pozitive në qeverisjen e vendit. 

Shqipëria dhe shqiptarët presin nga Qeveria e re, nga Parlamenti i ri, nga maxhoranca por edhe nga opozita përgjegjësi më të mëdha për të përballuar me sukses sfidat që kemi përpara. 
Si President i Republikës dua të theksoj rëndësinë madhore për përshpejtimin e zbatimit të Reformës në Drejtësi, në mënyrë që tëkrijohen sa më shpejt institucionet e reja tëDrejtësisë, me qëllim forcimin e sundimit tëligjit, të luftës kundër korrupsionit dhe krimit tëorganizuar, por edhe të përmirësimit të klimës së biznesit në vend.
Antarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian është një aspiratë kombëtare ndaj besoj se Qeveria dhe opozita do të bashkëpunojnëngushtë për realizimin e këtij objektivi tëpërbashkët madhor dhe përmbushjen e gjithë reformave kyçe me qëllim çeljen e negociatave për antarësimin sa më shpejt të jetë e mundur.

Dua t’ju uroj suksese në veçanti në përmbyshjen e të gjitha përgjegjësive që ka Qeveria për përballimin e sfidave që lidhen me forcimin e sigurisë kombëtare, me luftën kundër terrorizmit, krimit të organizuar e çdo kërcënimi të jashtëm. 
Modernizimi i Forcave të Armatosura dhe institucioneve të tjera të sigurisë janë domosdoshmëri që do të rrisin standartet e sigurisë kombëtare e publike por edhe rolin tonë si vend anëtar i NATO-s.

Roli i Shqipërisë është kyç për stabilitetin dhe progresin e gjithë rajonit ndaj besoj se Qeveria do të punojë me përkushtim për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve me fqinjët dhe të gjitha vendet e rajonit tonë pasi vetëm përmes bashkëpunimit do garantojmë një të ardhme evropiane për të gjithë shqiptarët në rajon dhe popujt e tjerë me të cilët nuk na lidh vetëm gjeografia.
Jam shumë i gëzuar që qeveria e re e ka pagëzuar vitin 2018 si vitin e Gjergj Kastriot Skënderbeut e dëshiroj t’ju siguroj për mbështetjen e këtij Institucioni në nismën tuaj.

Heroi ynë kombëtar Skënderbeu është simboli i unitetit dhe fuqisë së kombit që në të gjitha kohërat i ka bashkuar shqiptarët pa dallim feje, krahine dhe ideje.

Dhe sot ajo që na duhet më shumë ne shqiptarëve këtu e kudo, është bashkimi dhe bashkëpunimi në interestin më të mirë të qytetarëve tanë dhe të kombit tonë.

I nderuar Z. Kryeministër,
Të nderuar antarë të Qeverisë

Edhe një herë suksese në detyren e rëndësishme për të cilën u betuat sot!”. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: fjalimiilir meta
Pas

Betohet qeveria ‘Rama2’ në Presidencë (VIDEO)

Para

Qeveria “Rama II”, FOTO me Presidentin Ilir Meta

Para
Qeveria “Rama II”, FOTO me Presidentin Ilir Meta

Qeveria "Rama II", FOTO me Presidentin Ilir Meta

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ndihmës Sekretari i Shtetit arrin në Kosovë, SHBA thekson prioritetet për stabilitet dhe zhvillim rajonal

Shkodër – Gjetet pa shenja jete në makinë, dyshohet për arrest kardiak

Arrihet marrëveshja historike! Franca bie dakord për krijimin e shtetit të ri “Kaledonia e Re”

Dhjetëra deputetë britanikë letër qeverisë: Të njohim Palestinën si shtet!

Ndarja nga jeta e ish-ambasadorit gjerman në Shqipëri! Berisha: Mik i shquar i ditëve më të vështira të shqiptarëve

Panik në ajër, avioni i nisur nga Kroacia përfshihet nga flakët mbi Itali

Sllovakia synon të arrijë marrëveshje me BE-në për ndërprerjen e furnizimeve me gazin rus, Fico: Kemi afat deri të martën!

Shkodër/ Shpërthen bombël gazi në një banesë, dëmtohet pronari

Serbët, provokime në Srebrenicë/ Në ditën e përvjetorit, vendosin muzikë nacionaliste!

Rusia paralajmëron kundër aleancës së sigurisë që synon Korenë e Veriut

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.