Vetëm pak minuta më parë katër ministrat e rinj të propozuar nga Kryeministri Edi Rama dhe të miratuar nga Parlamenti, mbërritën në Presidencë për të bërë betimin e inaugurimit.
Fatmir Xhafaj, Olta Xhaçka, Eduart Shalsi dhe Ogerta Manastirlliu në këto momente janë me presidentin Bujar Nishani dhe sapo bënë betimin për postet e reja.
Kuvendi ka votuar dje për emërimin dhe e katër ministrave që do zëvendësojnë Saimir Tahirin, Blendi Klosin, Bledi Çuçin dhe Ilir Beqajn. Në Kuvend kanë qenë të pranishëm gjithsej 76 deputetë. Pas debateve të gjata dhe përplasjes me Ramës dhe Blushit kanë kaluar në Kuvend dhe emërimet e ministrave.
Kanë qenë dy ministret e reja Xhaçka dhe Manastirlliu që morën nga 79 vota, më shumë se kandidaturat e tjera. Po pas rivotimit për Xhaçkën, Manastirlliu mbetet ministrja më e votuar. Emërimi i Fatmir Xhafajt mori 76 vota pro, ndërsa i Eduart Shalsit mori 76 vota pro. Vijon… (D.D/Shuplaka)