Sot ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri dha dorëheqjen, ndërsa pritet që postin e tij ta marrë zëvendëskryeministri Niko Peleshi.
Por disa ministra kanë patur ”fatin e keq” që të lënë postin gjatë qeverisjes së Edi Ramës. Në 4 vjet janë dorëhequr disa ministra të LSI-së dhe disa të PS-së.
Mes tyre renditen ministri i Drejtësisë Nasip Naço që u zëvendësua me Ylli Manjanin, i cili pas dorëheqjes u zëvendësua me ministrin Petrit Vasili.
Fat të ngjashëm ka patur edhe Shkëlqim Cani, i cili u zëvendësua me Arben Ahmetajn. Ahmetaj i la postin zëvendësministres së Shëndetësisë Milva Ekonomi.
Po kështu ministrinë e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë e mori Blendi Klosi, pasi Erion Veliaj fitoi Bashkinë e Tiranës.
Po kështu Transportet kaluan nga ”duart” e Edmond Haxhinastos në ”duart” e Sokol Dervishajt, po i LSI-së.
Një lëvizje e hershme ka qenë edhe ajo e Ilirjan Celibashit në postin e ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, i cili u zëvendësua me Ermonela Felajn.(V.G/SHUPLAKA)

Discussion about this post