Sot në Ditën Ndërkombëtare të Biodiversitetit, Ministri i Mjedisit dhe Turizmit të Shqipërisë, Blendi Klosi, është pritur nga Ministri i Turizmit në Kosovë Fatmir Matroshi.
Në takim u bisedua për projekte të përbashkëta në fushën e mjedisit mes dy shteteve dhe për zbatimin e marrëveshjeve që janë nënshkruar kohë me parë mes dy Ministrive.
Gjithashtu u dakordësua që me 28 nëntor të këtij viti të përfundojnë të gjitha procedurat, duke shpallur Malin e Pashtrikut i cili është mali kufitar, dhe Liqenin e Vermicës si zona të mbrojtura, ndërkufitare dhe shndërrimin e tyre në atraksione turistike.