Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, ka reaguar pas publikimit të emrave të propozuar nga Partia Demokratike për pozicionin e ministrave dhe zv.kryeministrit teknik.
Manjani shprehet se e njeh emrin e propozuar për ministër Drejtësie, Gazmend Bardhin të cilit i uron suksese.
“E krijuam edhe një risi: qeverinë politeknike. Nuk i njoh të tjerët, por Ministri i Drejtësisë është jurist i zoti! Suksese Gazmend Bardhit!”, shkruan Manjani.
Gazmend Bardhi i cili pritet të emerohet Ministër Drejtësie është ekspert juridik në zgjedhje, ka ndihmuar në krijimin e ligjit të dekriminalizimit, është pjesë e grupit të juristëve të PD dhe ka qenë në grupin e punës së PD për reformën në drejtësi. (D.D/Shuplaka)