Një ministër britanik ka dhënë dorëheqjen, pasi u vonua pak minuta në Shtëpinë e Lordëve ku ishte thirrur për t’iu përgjigjur disa pyetjeve.
Lord Michael Bates, ministër në Departamentin për Zhvillim Ndërkombëtar (DfID) që nga viti 2016, tha se: ” Jam tërësisht i turpëruar që nuk ndodhem në vendin tim kur Baronesha Lister bënte pyetje”, duke dhënë dorëheqjen e menjëhershme, ndërsa mori letrat për të dalë jashtë. Largimi i tij u shoqërua me një “jo” në kor nga të pranishmit në Dhomën e Lordëve.
“Unë dua t’i ofroj ndjesën time të sinqertë Baroneshës Lister që nuk u ndodha në vendin tim për t’iu përgjigjur pyetjes së saj për një çështje shumë të rëndësishme”, tha Lord Bates. “Gjatë pesë viteve në të cilat kam qenë miinistër, e kam konsideruar privilegj timin për t’iu përgjigjur pyetjeve tuaja në emër të qeverisë, kam besuar gjithmonë se duhet të ngrihemi në standardet më të larta të mundshme të mirësjelljes dhe respektit ndaj institucioneve shtetërore”.
“Më vjen turp të mos jem në vendin tim dhe për këtë arsye do t’i ofroj dorëheqjen time kryeministrit me efekt të menjëhershëm. Unë kërkoj falje. ” Kryetarja e Dhomës së Lordëve Ruth Lister i tha Guardian se më vonë kishte shkruar një shënim për Bates duke thënë se shpresonte që ai të rishqyrtojë dorëheqjen e tij.
“Nga të gjithë ministrat që do të dëshiroja të jepja dorëheqjen, ai do të ishte i fundit,” tha ajo. Raportohet se dhe kryeministrja angleze Thereza May e ka refuzuar dorëheqjen e ministrit Lord Bates.