Gjatë takimit përmbyllës të sezonit turistik, ministri Taulant Balla bëri me dije se po përgatitet një kuadër ligjor që të ndalohen fishekzjarret pas orës 12 të natës. Shumë shpejt për Ballën kjo histori do të marrë fund.
Taulant Balla: Po shqyrtojmë kuadrin ligjor dhe shumë shpejt do të vijmë me një masë të re që historisë së fishekzjarreve në orën 12 të natës t’i japim fund.
Disa prej ministrave të qeverisë, së bashku me kryeministrin Rama po mbajnë një takim me rastin e përmbylljes së sezonit turistik duke bërë bilancin e këtij viti. Në takim janë të pranishëm dhe krerët e 61 bashkive të vendit.
Balla më herët tha se Shqipëria sot është vend i sigurtë për turistët dhe që nuk ka lidhje më me imazhin negativ të një vendi të pasigurtë.