05:52 | 28/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ministri Balla në Stacionin e Policisë Kufitare në Divjakë: Gjithë agjencitë dhe autoritetet të jenë bashkë, për të garantuar sezon turistik të sigurt, asnjë tolerim për zjarrvëniet

15:39 | 12/07/2024
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ministri Balla në Stacionin e Policisë Kufitare në Divjakë: Gjithë agjencitë dhe autoritetet të jenë bashkë, për të garantuar sezon turistik të sigurt, asnjë tolerim për zjarrvëniet

Ministri i Brendshëm Taulant Balla deklaroi sot gjatë inspektimit të Stacionit të rikonstruktuar të Policisë Kufitare Divjakë, se kjo zonë mbetet një destinacion i rëndësishëm turistik, që frekuentohet nga pushues vendas e të huaj, ndaj duhet garantuar një mbarëvajtje e sezonit turisitik.

“Edhe ky bashkim mes gjithë aktorëve që përfshihen në këtë proces, PSH, Shërbimi Zjarrfikës, Policia Bashkiake, në fakt e tërë bashkia, është në funksion të mbarëvajtjes së këtij sezoni turistik. Edhe pjesa që lidhet me Policinë Kufitare, ka një rëndësi të veçantë për të garantuar perimetrin e sigurisë për të gjithë pushuesit. Mjetet motorike kanë vendin e tyre duhet të respektojnë largësinë. Edhe Njësia e Bregdetit ka peshën e vet, për të garantuar sigurinë e jetës së çdo pushuesi”, tha ministri.

Por veç garantimit të sigurisë në det, Balla kërkoi vëmendje nga strukturat për monitorimin dhe mbajtjen nën fokus të paligjshmërive të tjera.

“Duhet të garantojmë që çdo pushues që zgjedh të pushojë në bregdetin e shkëlqyer të Divjakës, të jetë i sigurt. Mos të harrojmë asnjëherë se sapo ne të mbyllim sytë, persona të caktuar janë të gatshëm të thyejnë rregullat. Besoj edhe ju i keni parë rastet që persona të caktuar hyjnë me mjete, nuk po flas për këto detaret, por për mjete rrugore, hyjnë me mjete rrugore në bregdet. Është e papranueshme, nuk duhet të tolerojmë asnjë rast. Meraku im mbetet pjesa e ‘Jet Ski-ve’, të cilat janë një problem që duhet monitoruar për të garantuar që ato të kenë vendin e vet, edhe pushuesit të vetin. Sa i përket pjesës tjetër, unë jam shumë i kënaqur nga puna. Natyrshëm sa i përket Komisariatit të Policisë, duhet të rrisim prezencën në territor përkundrejt veprimtarive kriminale që lidhen kryesisht me vjedhjet. Kemi pasur raste në Divjakë për të cilat kryetari i bashkisë, bashkë me mua dhe kolegët, shprehim shqetësim dhe që kërkohet të kemi sa më shumë prezencë, kontroll e mbi të gjitha, parandalim të këtyre ngjarjeve.

Kryetari i bashkisë Divjakë u shpreh se janë bërë të gjitha përpjekjet për të bashkërenduar sa më mirë punët.

“Për këtë sezon shpresoj që ta kalojmë sa më mirë bashkërisht. Sa u përket zjarreve, edhe ato zjarre sporadike që kemi pasur, duhet të jemi pak më të pranishëm, t’i parandalojmë”, theksoi i zgjedhuri vendor.

Në këtë pikë, ministri Balla ishte i ashpër, duke nënvizuar se autoritetet nuk duhet të tolerojnë asnjë rast pa ndëshkuar.

“Nuk lejohet që në këto temperatura kaq të larta asnjë lloj arsyeje jo për të djegur mbetjet, hamulloret, prandaj na duhet reagimi i parë, i menjëherëshëm dhe në kohë. Ajo që po vuajmë këto ditë në jugun e Shqipërisë, Gjirokastër, Dropull apo Delvinë, është pikërisht mungesa e reagimit në kohë, në kuptimin e izolimit, pavarësisht vështirësive që kemi pasur në atë zonë. Duhet informacion i menjëherëshëm e më pas koordinim i përbashkët i të gjitha strukturave, Policia e Shtetit, Zjarrfikës, Polici bashkiake e pastaj me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dhe Forcat e Armatosura”, apeloi ministri.

Pas

Zelensky: Marrëveshja për Ukrainën, arritje e rëndësishme

Para

Abuzonin me fëmijën e tyre mitur, Prokuroria e Fierit procedon dy prindërit për ‘Pornografi’

Para
Abuzonin me fëmijën e tyre mitur, Prokuroria e Fierit procedon dy prindërit për ‘Pornografi’

Abuzonin me fëmijën e tyre mitur, Prokuroria e Fierit procedon dy prindërit për ‘Pornografi’

Discussion about this post

 



Të Fundit

Alarm në Zvicër: Numri i cigareve kontrabandë në rritje, shumica vijnë nga Kosova

Erdogan dhe Macron diskutojnë krizën në Gaza, lideri turk kërkon veprim të shpejtë global

Trump pas takimit me Ursula von der Leyen: SHBA nuk do t’i ulë tarifat ndaj BE-së poshtë 15%

‘Zjarri në Kalasë të Delvinës, serioz’, Ministria e Mbrojtjes: Zjarrfikësit dhe helikopteri ‘Black Hwak’ në ‘luftë’ për shuarjen e flakëve

Trump “pajtohet me shtetësinë palestineze”?

Tajlanda dhe Kamboxhia bien dakord për bisedime pas katër ditësh luftime

Jordania dhe Emiratet e Bashkuara Arabe dërgojnë 25 ton ndihmë humanitare në Gaza nga ajri

Ndryshimet e reja të Kodit Rrugor/ Parkoi automjetin mbi trotuar, ndëshkohet me gjobë dhe procedohet 31-vjeçari në Sarandë

“Putinit po i mbaron koha, arkivolet do të grumbullohen në Rusi”, paralajmëron Austria

Papa: Nuk mund të qëndrojmë duarkryq ndërsa Gaza masakrohet

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.