“Krimineli shqiptar Safet Rustemi (Bajri) do të kryejë të paktën 9 vite burg në Shqipëri“. Të paktën kështu është shprehur, Ministri i Drejtësisë në Belgjikë Koen Geens. Shqipëria nuk ka asnjë pakt ekstradimi me Belgjikën, ndërsa Rustemi ishte në listën e kriminelëve më të kërkuar nga policia federale këtë verë, ndërkohë ai është larguar nga Zyra e Imigracionit, për shkak të qëndrimit ilegal në këtë shtet.
Në fillim të vitit 2017, Gjyqi i Apelit në Belgjikë e dënoi atë me 4-5 vite burg. Më pas ai e apeloi vendimin dhe disa javë më vonë Zyra e imigracionit e largoi nga vendi, edhe pse mbi të rëndonte një akuzë e re kriminale, shkruan media belge hln.be.
Ndërsa këtë vit ai dënua me 13 vite burg. Ndërkohë nuk është ende e qartë nëse ai duhet ta kryejë dënimin në Shqipëri.
Ministri Geens zhvilloi një takim javën e kaluar me homologen e tij shqiptare, Etilda Gjonaj, por ende nuk bëhet e ditur ajo çfarë u diskutuar ndërmjet të dyve. (J.D/Faxweb.al)