Të gjithëve ju ndodh që të mos kenë një moment të mirë, po ajo që ka ndodhur me Ministrin Beqaj ka qenë vërtet e çuditshme.
Gjatë një takimi në Shkodër, në Ditën Ndërkombëtare të Veshkave, ministri i shëndetësisë, ka mbajtur një fjalim, gjatë të cilit fjalët kishin pak lidhje me njëra-tjetrën.
Disa mjekë, që nga halli kishin shkuar në këtë forum ku ishte dhe ministri, thanë për lapsi.al se megjithë eksperiencën e tyre në fushën e mjekësisë, nuk kishin mundur të kuptonin se çfarë kishte dashur të thoshte Ilir Beqja.
Salla, e cila ishte thuajse bosh, ka ndjekur me mundim përpjekjet e Beqes për të thënë diçka, por në fund e vetmja gjë kanë kuptuar ishte fakti se ministri nuk është mirë. Aspak mirë.