‘’Nga 1 prilli nuk do të ketë asnjë tolerim për bizneset që derdhin ujërat e zeza në det”, ky ka qenë paralajmërimi i bërë nga ana e Ministrit të Mjedisit, Blendi Klosi.
Këto deklarata minisrtri i ka bërë teksa ka qenë i pranishëm në panairin e turizmit ‘ExpoCity’. Klosi gjatë fjalës së tij theksoi se Shqipëria ende nuk ka garantuar turizmin elitar.
“Nga data1 prill nuk do të ketë asnjë tolerim për bizneset, të mëdha dhe të vogla që derdhin ujerat e zeza në det. S’do ketë asnjë tolerim për ata që dëmtojmë me apo pa dashje turizmin dhe plazhet tona. Do zbatojmë ligjin. Është koha kur duhet të përgatitemi qartë për një sezon turistik. Të huajt duhet të kenë një mijë arsye që të vijnë në Shqipëri. Ndaj të gjithë sëbashku, duhet të ndërtojmë një mijë arsye për një mijë buzëqeshje’’, tha ministri Klosi.
(E.K/FAXWEB.AL)