23:33 | 31/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ministri Bushati merr pjesë në “Konferencën e Sigurisë së Mynihut”, diskutimet me homologët e tij

12:37 | 18/02/2018
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ministri Bushati merr pjesë në “Konferencën e Sigurisë së Mynihut”, diskutimet me homologët e tij

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati po merr pjesë në sesionin e 54-t të “Konferencës së Sigurisë së Mynihut”.

Gjatë punimeve të kësaj konference, Ministri Bushati zhvilloi një takim me homologun e tij spanjoll, ministrin e Jashtëm dhe Bashkëpunimit në Mbretërinë e Spanjës Alfonso Dastis.

Zyrtarët e lartë diskutuan mes tyre mbi Strategjinë e Zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe situatën në Ballkanin Perëndimor, si dhe u angazhuan për gjetjen e instrumentave për thellimin dhe rigjallërimin e marrëdhënieve dypalëshe.

Ministri Bushati u shpreh se Shqipëria e vlerëson rolin e Spanjës në favor të politikës së zgjerimit të BE-së, ndërsa shtoi se do të dëshironte përfshirjen e saj aktive në Ballkanin Perëndimor.

Ai theksoi se Shqipëria pret mbështetjen e Spanjës përsa i takon hapjes së negociatave me BE-në, duke theksuar progresin e bërë në plotësimin e pesë prioriteteve dhe sidomos implementimin e reformës në drejtësi. Ministri Bushati u ndal dhe tek njohja e Kosovës, ndërsa nënvizoi se rasti i saj nuk ka asgjë të përbashkët me rastin e Katalonjës.

Gjatë punimeve të konferencës, Ministri Bushati zhvilloi një takim dhe me ministrin e Jashtëm të Turqisë, Mevlut Çavuşoğlu. Ministrat diskutuan për çështje të karakterit dypalësh, duke u ndalur dhe në çështje që lidhen me sigurinë në rajon dhe më gjerë.

Gjatë konferencës së Sigurisë së Mynihut që mbyll sot punimet, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme zhvilloi një takim me homologun e tij, Ministrin e Jashtëm të Japonisë Taro Kono. Ministrat diskutuan mes tyre për bashkëpunimin e mirë mes dy vendeve dhe gjetjen e hapësirave për forcimin e konsolidimin e mëtejshëm të këtij bashkëpunimi, në rrafsh shumëpalësh dhe në mënyrë të veçantë, bashkëpunimin ekonomik. Ministri Bushati e njohu homologun e tij Kono me mundësitë që ofron vendi ynë për investime me interes për biznesin japonez.

(F.M/Faxweb)

Etiketa: Bushatikonferenca e sigurise se mynihut
Pas

Rregullat e reja për patentat, ndryshojnë procedurat dhe pikët

Para

Si asnjëherë më parë. Bëhen bashkë Rama, Meta, Kryemadhi, Berisha, Ruçi dhe Basha. Ja pse

Para
Si asnjëherë më parë. Bëhen bashkë Rama, Meta, Kryemadhi, Berisha, Ruçi dhe Basha. Ja pse

Si asnjëherë më parë. Bëhen bashkë Rama, Meta, Kryemadhi, Berisha, Ruçi dhe Basha. Ja pse

Discussion about this post

 



Të Fundit

Erdogan: Turqia mirëpret hapat e ndërmarrë për njohjen e shtetit palestinez

Pas Francës, Britanisë dhe Kanadasë/ Portugalia shqyrton njohjen e shtetit të Palestinës

Rubio hedh poshtë planet e Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Kanadasë për të njohur shtetin palestinez: Pa miratimin e Izraelit s’do të ketë…

Rusia nuk pyet për ultimatumin e Trump-it! Rëndohet bilanci i viktimave nga sulmet ruse në Kiev, 145 mbetën të plagosur

Konispoli shpallet Ansambël Historik!

Trump caktoi 8 gushtin afatin përfundimtar për marrëveshjen e paqes në Ukrainë, SHBA njofton OKB-në: Po përgatisim masa shtesë…

Kosovë, Kurti i përgjigjet akuzave për favore të familjarëve të VV-së: Opozitës ia kemi ndalur pasurimin privat e zhvatjen

Dëmtoi me sende të forta një 42 vjeçar gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet dhe shoqërohet në Komisariat autori i dyshuar

Durrës/Rrezikonin të mbyteshin, pasi gomonia e tyre po fundosej për shkak të motit të keq, efektivët e trajnuar të Njësisë Policore Detare, me mjete lundruese, u shkuan në ndihmë 5 shtetasve

Telefonata e Trump ndali luftën mes Tajlandës dhe Kamboxhias

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.