10:42 | 03/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ministri Bushati: Shqipëria pret të anëtarësohet brenda 10 viteve në BE

11:43 | 24/02/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Bushati: Grekëve u kam thënë se për marrëveshjen e varrezave nuk kemi qenë të kënaqur

“Nuk kam dëgjuar që të flasë dikush për koston e moszbatimit.”

Në sfond qëndrojne rezervat e disa shteteve të BE-se kundër pranimit të Serbisë, Malit të Zi, Maqedonisë, Shqipërisë, Kosovës dhe Bosnjës dhe Hercegovinës.

“Por ne po flasim këtu për një rajon që është gjeografikisht qartësisht pjesë e Evropës “, tha Bushati.

Në fillim të shkurtit, Komisioni i BE -se u ka hapur gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor mundësinë për t’u bashkuar me BE-në, deri në vitin 2025, por në të njëjtën kohë ka bërë thirrje për përpjekje më të mëdha për reforma. Bisedimet janë hapur tashmë me Serbinë dhe Malin e Zi. Sipas informacioneve të Bushatit, Shqipëria qëndron pak para fillimit të çeljes së bisedimeve të pranimit.

Perspektivat e pranimit të shteteve të Ballkanit Perëndimor theksohen edhe në Marrëveshjen e koalicionit ndërmjet CDU, CSU dhe SPD.

Megjithatë, gjatë disa muajve të fundit ka patur raporte mbi ndikimin për shembull, të Rusisë, Turqisë apo Kinës, të cilat mund të pengojnë afrimin me BE.

“Ballkani Perëndimor konsiderohet një fushë gjeostrategjike shahu”, pranoi Bushati. Rajoni, është për shembull i rëndësishëm për sigurinë e Europës, shkruan lapsi.al për shkak të luftës kundër terrorizmit islamik, dhe si pasojë e të qënit si itinerar për refugjatët, që drejtohen për në veri.

Kina gjithashtu po investon aktualisht në sektorët strategjikë të vendeve, veçanërisht në sektorin e minierave dhe të energjisë. “Ne vërejmë se edhe Japonia është angazhuar së fundmi,” tha Ministri i Jashtëm shqiptar. Këto investime janë gjithashtu të mirëpritura. “E rëndësishme është se askush nuk e sheh këtë, si një alternativë për anëtarësimin në BE, por vetëm si një shtesë ndaj procesit të pranimit,” thekson Bushati.

Në të njëjtën kohë, ai i bën thirrje Gjermanisë dhe BE-së që të rrisë angazhimin e saj në rajon.

Gjermania ka iniciuar të ashtuquajturin proces të Berlinit për rajonin, i cili synon të nxisë bashkëpunimin midis vendeve të Ballkanit Perëndimor nëpërmjet organizimit të Samiteve të rregullta .

“Por unë do të doja të shihja veprime më konkrete,” tha ai. Nevojiten investime ndërkufitare në infrastrukturën e shumicës së vendeve të vogla. “Kjo do t’i lidhë vendet e Ballkanit Perëndimor me njëri-tjetrin, por edhe me BE”.

Bushati nuk pret që të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor të mund të bashkohen në BE në të njëjtën kohë.

Ai i referohet ende mosmarrëveshjeve mes të vendeve të veçanta, kryesisht ndërmjet ish -republikave jugosllave.

Edhe ministri i Jashtëm federal Sigmar Gabriel sapo ka theksuar se Serbia mund të bëhet anëtare e BE -së, vetëm nëse njeh pavarësinë e ish-provincës së Kosovës.

Pas

‘U fshehën si klysha bushtrash që janë’, si e shajnë qytetarët e Beratit Ramën. Nën masa të shumta sigurie (VIDEO)

Para

Video/ ”Ule mor atë, merr vesh ç’a po të them” stafi i Ramës i hakërrehet gazetarit. Po filmonte qytetarët e pakënaqur

Para

Video/ ''Ule mor atë, merr vesh ç'a po të them" stafi i Ramës i hakërrehet gazetarit. Po filmonte qytetarët e pakënaqur

Discussion about this post

 



Të Fundit

Lufta kundër narkotikëve në vend, asgjësohen mbi 16 mijë bimë kanabis në Shkodër

Tentoi të korruptojë policin me 10 euro për të kaluar doganën e Vërmicës, policia e Kosovës arreston shtetasin shqiptar

Ukraina godet depot e naftës pranë Detit të Zi në Rusi

Automjeti përplaset me motomjetin në aksin “Shkodër-Velipojë”, lëndohet një person

Nuk ka vonuar hakmarrja e Rusisë ndaj Ukrainës pas sulmeve me dronë në depon e naftës në Soçi. Të paktën shtatë persona janë plagosur dhe ndërtesa banimi janë shkatërruar pasi një sulm me raketa goditi qytetin jugor të Ukrainës, Mykolaiv. Guvernatori i rajonit, Vitaly Kim postoi pamje në platformën Telegram, ku shihen ndërtesat e shkatërruara dhe të rrethuara nga rrënojat. Nga ana tjetër, forcat ajrore ukrainase thanë se Rusia kishte lëshuar 76 dronë sulmues dhe shtatë raketa kundër Ukrainës gjatë natës .Njësitë e mbrojtjes ajrore shkatërruan 60 dronë dhe një raketë, shtoi forca ajrore. Mykolaiv ndodhet në jug të Ukrainës, në veriperëndim të Krimesë dhe jo shumë larg Odesës dhe Khersonit.

Ndezi zjarr për djegien e mbeturinave, por dogji edhe 170 rrënjë ullinj, arrestohet 65-vjeçari në Divjakë! Në pranga edhe një tjetër nga Mallakastra (EMRAT)

Aksident i trefishtë në aksin Lezhë-Fushë Milot! Plagoset njëri prej shoferëve, dërgohet te Trauma

Rusia hakmerret ndaj Ukrainës, bombardon qytetin e Mykolaivit, plagosen shtatë persona

Përfshihet nga flakët vendgrumbullimi i mbetjeve në Fier, zona mbulohet nga tymi, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Humbi kontrollin mbi drejtimin e motomjetit, lëndohet i moshuari në Tiranë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.