Konsulli i Nderit të Shqipërisë në Afrikën e Jugut, Zenel Hoxha është nderuar me një çmim për kountributin e tij në këtë shtet, dhe në përmirësimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
Hoxha që është njëherësh dhe kryetar i dhomës britanike të Tregtisë, ka ndarë me ndjekësit dhe çmimin e marrë, duke sfiduar në këtë mënyrë dhe baltën e hedhur në drejtim të konsujve ditët e fundit, pas lajmit se ministri Cakaj iu hoqi targat diplomatike.
Reagimi i Hoxhës:
Miq te nderuar, deshiroj te ndaj me ju vleresimin qe mora sot nga shteti i Afrikes Jugut, per kontributet ne vite ne mbeshtetje te lirisë dhe demokracise te popullit te Afrikes Jugut.
Shpreh mirenjohjen e thelle per te gjithe ata qe vleresojne atë qe bej une ne kete jetë, e me kete rast vleresimet shkojne te Qeveria Demokratike, Ambasada, stafi i saj dhe personalisht te SH.T.Z. Shirish Soni Ambasador i Republikes te Afrikes Jugut ne Romë.
Me poshte eshte perkthimi i permbajtjes te vleresimit nga Shteti i Afrikes Jugut:
Ne 100 Vjetorin e Nelson Mandeles, 2018
Zotit Zenel Hoxha
Konsull I Nderit
Me mirenjohje te thelle per kontributin tuaj
Ne ndertimin e nje Afrike te Jugut demokrate, pa dallim racial apo gjinie.
Me vlersim te lart nga Shkelqesia e Tij Ambasador Prof. Shirish Soni
Dhe i gjithe ekipi i Ambasades se Afrikes se Jugut ne Rome