15:05 | 02/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ministri Demiraj: Rama të shkarkojë edhe zv/ministra të tjerë, Çako nuk i ka shkarkuar ende 3 shefat e komisariateve që ishin në fushatë me PS

21:48 | 22/06/2017
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ministri Demiraj: Rama të shkarkojë edhe zv/ministra të tjerë, Çako nuk i ka shkarkuar ende 3 shefat e komisariateve që ishin në fushatë me PS

 

Ministri i Brendshëm Demiraj tha se shpreson që kryeministri të vijojë me shkarkimet e zv/ ministrave, duke marrë shkas nga shkarkimi i zv/ ministrit të Brendshëm Ilir Marko.

Për Ora News, Demiraj tha se “Shpresoj të jetë jo i vetëm,  por dhe për ata që në mënyrë të vazhdueshme kanë kundërshtuar ministrat e rinj si zv/ ministri i Financave dhe zv/ministri i Arsimit”.

Demiraj foli edhe për shkarkimin e tre shefave të komisariateve në Pukë, Peshkopi dhe Gramsh. Sipas Demirajt, kërkesa për shkarkim  nuk është zbatuar ende nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

“Unë i kam bërë një propozim drejtorit të Policisë së Shtetit për shkarkimin e këtyre shefave të komisariateve, pasi në mënyrë të vazhdueshme kam pasur njoftime, kam pasur fakte në lidhje me përfshirjen e tyre në fushatën zgjedhore në mbështetje të subjektit të Partisë Socialiste. Në këtë kontekst, kjo ka qenë arsyeja kryesore që Ministria e Brendshme të organizojë disa takime në Qarqe me qëllim që të bëjmë të qartë të ashpërsia e ligjit, e vështirëson dhe rrit ndjeshëm dënimet për punonjësit e policisë që përfshihen në fushatë. Jemi duke identifikuar të gjithë personat që nga niveli i drejtorëve të Qarqeve dhe që në momentin kur do të bëjmë analizën, secili që është përfshirë do të përballen me forcën e ligjit. Nuk janë shkarkuar pasi drejtori i Policisë së Shtetit nuk e ka parë të arsyeshme. Jemi në procesin e identifikimit të provave dhe pastaj pa dyshim që nuk ka asnjë lloj arsye që të mos bëj shkarkimin e tyre. Kemi pasur disa raportime për Pukën,  që po mbështet subjektin PS në bashkëpunim me kryetarin e Bashkisë. Po kështu edhe në Komisaratin e Peshkopisë. Jemi duke monitoruar çdo rast”,tha Demiraj. 

(M.D/Shuplaka)

Etiketa: dritan Demiraj
Pas

Fevziu i rendit dështimet, Rama ngre duart përpjetë: Jam i dështuar

Para

Deputetja e PD tregon modelin e biznesmenit që duhet të hyjë në Parlament

Para
Deputetja e PD tregon modelin e biznesmenit që duhet të hyjë në Parlament

Deputetja e PD tregon modelin e biznesmenit që duhet të hyjë në Parlament

Discussion about this post

 



Të Fundit

Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare/ Vuçiç: Serbia nuk do ta njohë vendimin e gjykatës për dënimin e Millorad Dodik

Video/ Një mrekulli inxhinierike, Kina ndan malet në mes për të ndërtuar urën më të lartë në Botë

Marrëveshja për emigrantët në Gjadër/ Qeveria italiane reagon pas vendimit të Gjykatës së BE

Trump: Do të vendosim sanksione kundër Rusisë nëse nuk ka armëpushim deri më 8 gusht

Skandal në Barcelonë! Djalit 10-vjeçar i skadon pasaporta, prindërit e braktisin në aeroport për të mos humbur fluturimin

I dërguari amerikan Steve Witkoff vijon vizitën në Izrael, takohet me familjet e pengjeve në sheshin e Tel Avivit

Mediat: Netanyahu shtyn vendimin për veprim ushtarak në Gaza, Hamasi largohet nga negociatat

Mbështeti të burgosurit politikë nëpërmjet një postimi në mediat sociale, arrestohet ish-kryeministri i Malit

Pas arrestimeve lidhur me incidentin në Novi Sad, mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Serbisë

Trump thotë se 2 nëndetëse bërthamore amerikane janë “më afër” Rusisë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.