Ministri i Transporteve Sokol Dervishaj dhe deputeti i LSI-së Përeparim Spahiu kanë ndjekur nga afër situatën me motin e keq në zonën e Bulqizës.
Në një prononcim për mediat, Ministri Dervishaj siguroi edhe një herë se pavarësisht situatës së rënduar, nuk ka asnjë problem sa i përket qarkullimit rrugor. Dervishaj theksoi se janë marrë të gjitha masat për përballimin e situatës dhe po monitorohet çdo cep i vendit.
Nga ana tjetër, Dervishaj apeloi që të shmangen deklaratat politike që sipas tij nuk e ndihmojnë situatën. Sipas ministrit, në këto situata është e nevojshme slodiraizimi për të njëjtin qëllim që u shërben qytetarëve dhe jo akuzat politike duke përfituar nga moti i keq.
“Pavarësisht situatës nuk ka asnjë problem në qarkullim. Situata e qarkullimit është në kontroll të vazhdueshëm dhe janë marrë masat e domosdoshme. Ministria dhe Institucionet e tjera kanë marrë masat për përballimin e situatës. Kam apel që në këto ditë mos të bëjmë deklaratë për të përfituar politikisht. Duhet të jemi të kujdesshëm pasi deklarata të nxituara ngjallin panik të panevojshëm. Në këto ditë është e rëndësishme të solidariozohemi. Firmat kontraktore dhe Ministria në gadishmëri me masa shtesë në këto ditë. Firmat kontraktore kanë hedhur sasi të mëdha kripe në çdo aks. Qytetarët sidomos në zonat malore të kenë kujdes dhe të perdorin zinxhirët”, tha Dervishaj. (A.R/SHUPLAKA)