Maskat janë një nga produktet më të rëndësishme në këtë kohë pandemie. Kudo bëhet thirrje për t’u përdorur dhe prodhimi i tyre është shtuar në masë. Mirëpo, vënia e maskës, mesa duket nuk shkon mirë për të gjithë.
Ministri i Drejtësisë në Belgjikë, Koen Geens ka kaluar një situatë të pakëndshme gjatë një konference për mediat, pikërisht nga një maskë. Ndërsa vizitoi një fabrikë mbi prodhimin e maskave dhe informoi publikun për situatën mbi koronavirusin, ai kaloi një moment të sikletshëm pasi në momentin që po vendoste maskën hasi vështirësi.
Ministri Geens fillimisht e vendosi maskën në kokë dhe më pas në sy, ndërsa më pas e hoqi fare pa e vendosur në drejtim të gojës. Pamjet u bënë virale dhe u shpërndanë gjerësisht në internet.
Disa politikanë nuk nguruan t’i komentojnë imazhet, duke i parë ato si një ilustrim të përsosur të keqmenaxhimit të qeverisë federale për krizën e koronavirusit.
Belçikalı Bakanın maskeyle imtihanı https://t.co/AHaQjPxIB9 pic.twitter.com/mg1xEpVbCb
— Sputnik Türkiye (@sputnik_TR) May 2, 2020
Discussion about this post