Ministri i Financave Arben Ahmetaj i është bashkuar sot nismës së të gjithë kolegëve të tij për të zbritur në terren dhe për të pastruar mjedisin.
Për disa foto të shkrepura ministri nuk ka munguar që të marrë edhe kosën për të prerë barin.
Siç shihet edhe nga pamjet, ministri është zhveshur edhe nga kollarja, ndërsa në sfond duket edhe prania e deputetit të Lushnjes Erion Braçe.
Edhe vetë kryeministri Rama ishte i pranishëm për disa minuta në Lushnje për të ndjekur nga afër aksionin e pastrimit.
‘’ Aksioni mbarekombetar per pastrimin e Shqiperise, ka filluar. Sot ne Lushnje, se bashku me Erionin dhe te tjere kolege, per te lancuar kete perpjekje serioze per pastrimin e vendit nga abuzimi mbi 27 vjecar, e per t’i dhene nje fytyre te re Shqiperise Qe Duam!”, shkruan Ahmetaj.
(E.K/Faxweb)