08:07 | 01/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ministri francez për Evropën: Shqipëria në rrugën e duhur drejt BE

13:16 | 11/04/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ministri francez për Evropën: Shqipëria në rrugën e duhur drejt BE

Ministri francez i deleguar për Evropën, Benjamin Haddad vlerëson se Shqipëria po ecën me shpejtësi në rrugën drejt BE. Në një intervistë për Klan News, ai tregon domosdoshmërinë e realizimit të reformave në funksion të këtij procesi.

“Marta Kos tha diçka të drejtë. Integrimi është i mundshëm nëse ruhet ky ritëm i reformave, sepse integrimi do të thotë shteti së drejtës, reforma në drejtësi, thellimi i tregjeve. Ky është zgjerimi që mbështet Franca. Zgjerimi është dhe një domosdoshmëri gjeopolitike sepse jetojmë në kohë të turbullta dhe të trazuara”, shprehet ministri francez.

Në këtë proces, thotë ministri Haddad, nuk do të mungojë mbështetja e Francës.

“Franca e mbështet Shqipërinë përmes asistencës teknike. Kam konstatuar që ka ekspertë francezë në administratë, në drejtësi, në fushën e arsimimit. Ne e mbështesim gjithashtu Shqipërinë në rrugën e saj drejt integrimit edhe nëpërmjet negociatave me partnerët tanë”, thekson Haddad.

Teksa në 16 maj presidenti Emmanuel Macron pritet ta vizitojë sërish Shqipërinë në kuadër të Komitetit Politik Evropian, ministri për Evropën tregon rëndësinë e këtij formati që për herë të parë mbahet në rajon.

“Nuk është një alternativë e BE, është një forum diskutimi dhe ndarje idesh në këtë kohë të trazuar gjeopolitike. Europianët ndodhen në një moment delikat, duhet të marrin në dorë fatin e tyre, duhet të investojnë për sigurinë e tyre. Të krijojnë pavarësinë energjike dhe ekonomike. Jam shumë i shqetësuar nga ajo që ndodh në Bosnjë Hercegovinë. Ndërsa Shqipëria në Ballkan përfaqëson një vend të stabilizuar, një partner dhe ka një vend lideri për ne”, tha Haddad.

Vizita e dytë e Presidentit francez, Emmanuel Macron në Shqipëri nuk do të jetë vetëm për Komitetin Politik Evropian, por dhe në kuadër të bashkëpunimit mes dy vendeve, pasi pritet të inaugurojë dhe disa projekte të rëndësishme.

Pas

Zgjedhjet/ Delegacioni i OSBE/ODIHR takime në Prokurorinë e Përgjithshme dhe SPAK!

Para

“Do t’i kthejmë pengjet tona, do t’i mposhtim armiqtë”, Kryeministri izraelit deklaron se do të angazhohen në kthimin e pengjeve nga Rripi i Gazës

Para
“Do t’i kthejmë pengjet tona, do t’i mposhtim armiqtë”, Kryeministri izraelit deklaron se do të angazhohen në kthimin e pengjeve nga Rripi i Gazës

“Do t’i kthejmë pengjet tona, do t’i mposhtim armiqtë”, Kryeministri izraelit deklaron se do të angazhohen në kthimin e pengjeve nga Rripi i Gazës

 



Të Fundit

FOTO/ U plagos në Malin e Zi, ndërron jetë i riu nga Mitrovica

Tiranë/ Punëtori i ndërtimit humb jetën pasi bie nga lartësia në një pallat në ndërtim

Avokatja e El Chapos garon në zgjedhje pas reformës historike në drejtësi

Tërbohen anglezët, emigrantët vërshojnë në La Mansh, policët francezë “bëjnë sehir”

PSG, Presidenti Al-Khelaifi ul presionin: Finalja e Champions League nuk ishte objektivi ynë

Stuhi të forta dhe përmbytje në Gjermani! Rrugë mbulohen nga uji, ndërpriten linjat e trenave

Skafi pëson defekt në mes të detit, shpëtohet personi që ndodhej në bord

Gjykata e Apelit vë me shpatulla pas murit Trump-in: Shkarkimet masive të punonjësve federalë do të mbeten të pezulluara

Lëvizje e papritur nga Hamas, jep dritën jeshile për negociata armëpushimi: Gati të lirojmë 10 pengje dhe 18 trupa në këmbim të…

‘Çohu, Serbi’, studentët paralajmërojnë protestë masive në 32 qytete: Sa jetë duhet të humbasin për t’i dhënë fund korrupsionit?

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.