Ministri gjerman për Evropën në Zyrën Federale Për Punë të Jashtme Michael Roth është takuar paraditen e së premtes me kryeministrin Edi Rama, ndërkohë që këtë pasdite pritet të takohet me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Roth është shprehur se takimi me kryeministrin ka qenë frytdhënës. Ai ka thënë se përpjekjet e qeverisë për të vijuar reformat janë të mirëpritura.
Të shtunën paradite Roth ka parashikuar një takim me ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati me të cilin do të dalë në konferencë të përbashkët.
Para se të vinte në Tiranë, Michael Roth ishte në Shkup ku deklaroi se qeveritë e Shqipërisë dhe Maqedonisë duhet të vijojnë në ritmin e përmbushjes së reformave ndërkohë që presin çeljen e negociatave.
“Qeveritë në Shkup dhe Tiranë kanë vëne në rrugën e duhur reforma domethënëse. Kjo tregon se për to është e rëndësishme të përafrohen me Bashkimin Europian. Keto reforma jo gjithmonë janë të lehta dhe kërkojnë edhe sakrifica nga qeveria dhe qytetaret. Me rekomandimin për çeljen e negociatave me këto vende Komisioni Europian njohu përpjekjet e konsiderueshëm të këtyre vendeve javët dhe muajt e fundit. Shkupi dhe Tirana nuk mund t’ia lejojnë vetes të zbehin këtë ritëm dhe unë do ta bëj tepër të qartë këtë gjatë bisedimeve tona. Në të njëjtën kohë është e rëndësishme që të dy vendeve t’u behet e qarte se këto përpjekje njihen prej nesh. Ky është edhe një tjetër qëllim i udhëtimit tim.” – mësohet të ketë thënë Roth në Shkup.
(E.L./Faxweb)