Zëdhënësi i qeverisë dhe Ministri i Brendshem i Greqisë Nikos Toskas, po realizojnë një takim me gazetarët, duke diskutuar për situatën e Greqisë pas zjarreve.
Ministri ka deklaruar se ka dorëzuar dorëheqjen tek kryeministrit Alexis Tsipras, por ai nuk e ka pranuar.
“Ka të dhëna dhe dyshojmë se kemi të bëjmë me një krim, pasi zjarret dyshojmë se janë vënë të qëllimëshme. Prokuroria ka në dorë të dhënat për këto dyshime pasi kemi kërkuar nga Evropa dhe Nasa të na ndimojnë me dhënien e pamjeve ku dhe një pjesë i kemi në dispozicion.”
Gjithashtu Toskas ka deklaruar se kanë në dorë një organizëm të veçantë që regjistron gjithçka: “Kemi vënë në dijeni çdo ambasadë lidhur me viktimat”, ka thënë ai.
“Bëmë të pamundurën për shpëtimin e sa më shumë njerëzve dhe ju sigurojmë se ndërtimi i shtëpive do të bëhet në një kohë rekord”, ka thënë ministri.
(E.V/Faxweb.al)