11:59 | 17/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ministri Hasani: “Bashkëpunimi rajonal është themel për integrimin në BE”

11:58 | 16/06/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ministri Hasani: “Bashkëpunimi rajonal është themel për integrimin në BE”

Tiranë, 16 qershor 2025 — Shqipëria përmbyll me sukses Presidencën e saj të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (#SEECP) për periudhën korrik 2024 – qershor 2025, me moton “Formësojmë të ardhmen tonë evropiane”.

Sot, Tirana u bë sërish qendër e diplomacisë rajonale, duke mirëpritur krerë shtetesh dhe përfaqësues të lartë nga 13 vende pjesëmarrëse në Ministerialin përmbyllës.

Gjatë kësaj periudhe, Shqipëria është fokusuar në tre prioritete: forcimin e bashkëpunimit politik, përshpejtimin e integrimit ekonomik dhe rezultate konkrete në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

Në fjalën e tij hapëse, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, z. Igli Hasani, theksoi rolin aktiv të Shqipërisë në nxitjen e bashkëpunimit rajonal dhe në përshpejtimin e integrimit evropian. Ai rikujtoi se gjatë kësaj periudhe, Shqipëria ka drejtuar me sukses pesë presidenca rajonale dhe ndërkombëtare: Bashkëpunimin Ekonomik të Detit të Zi, Kartën e Adriatikut, Nismën e Evropës Qendrore, Nismën për Azil, Migracion dhe Refugjatë, si dhe vetë SEECP-në. Po ashtu, ai përmendi organizimin në Tiranë të Samitit të 6-të të Komunitetit Politik Evropian më 16 maj 2025, si një moment kyç për dialogun mbi sigurinë, demokracinë dhe zhvillimin ekonomik në Evropë.

Ministri Hasani nënvizoi se bashkëpunimi rajonal forcon themelet për anëtarësimin në BE — një hap i domosdoshëm dhe plotësues për të ardhmen e rajonit. Ai theksoi: “Zgjerimi i BE-së nuk është vetëm një proces politik, por një investim strategjik për paqen dhe stabilitetin në të gjithë Evropën.”

Duke folur për rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së, Ministri Hasani shtoi:

“Me hapjen e katër grup-kapitujve të negociatave, Shqipëria është në rrugën e duhur dhe tërësisht e përkushtuar për të avancuar procesin drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Objektivi ynë është ambicioz, por i arritshëm: të hapim të gjithë grup-kapitujt deri në fund të vitit 2025 dhe të përmbyllim negociatat deri në fund të vitit 2027. Po punojmë me vendosmëri që Shqipëria të jetë gati për anëtarësim të plotë para fundit të kësaj dekade.”

SEECP përfshin 13 vende pjesëmarrëse: Shqipërinë, Bosnjë-Hercegovinën, Bullgarinë, Kroacinë, Greqinë, Maqedoninë e Veriut, Moldavinë, Malin e Zi, Rumaninë, Serbinë, Slloveninë, Kosovën dhe Turqinë. Si platformë e iniciuar nga vetë vendet e rajonit, SEECP mbetet një mekanizëm i rëndësishëm për forcimin e bashkëpunimit, zgjidhjen e sfidave të përbashkëta dhe përgatitjen për integrim të plotë në strukturat evropiane dhe euroatlantike.

Pas

Teherani i bën thirrje thirrje Britanisë, Francës e Gjermanisë: Ndalni Izraelin

Para

U ekstradua nga Zimbabve dy ditë më parë, Gjykata e Posaçme lë në fuqi masën “arrest në burg” për Loran Dushën

Para
U ekstradua nga Zimbabve dy ditë më parë, Gjykata e Posaçme lë në fuqi masën “arrest në burg” për Loran Dushën

U ekstradua nga Zimbabve dy ditë më parë, Gjykata e Posaçme lë në fuqi masën “arrest në burg” për Loran Dushën

 



Të Fundit

Shërbimet e Policisë, kontrolle të shtuara në vijën bregdetare, në vijim të operacionit policor të koduar “Plazhi i lirë”, me qëllim lirimin e hapësirave publike.

Përfshihet nga flakët një automjet në lëvizje në aksin Pogradec-Qafë Thanë, shkaktohen dëme materiale

Sulm kibernetik në Iran, bankat dalin jashtë funksionit

PD pretendime për “trenin bullgar” në dy KZAZ në Elbasan, vijon procesi i rinumërimit të votave në pallatin e sportit “Farije Hoti”

Gjykata e Posaçme e Apelit lë në fuqi sekuestron e apartamentit pranë banesës së çiftit Veliaj–Xoxa

Erjon Alibej ka vijur deshmine ne gjkko ku ka folur per vrasjen e Bujar Celes, i vellai i Talos:

GJKKO shqyrton informacionin dy mujor të SPAK për Veliajn, kryebashkiaku mungon në seancë. I pranishëm Elman Abule

Osmani udhëton në Hungari për vizitë zyrtare, zbulohet agjenda

Masat e Policisë së Shtetit për sezonin turistik 2025. Fokus te siguria, rendi dhe liria e pushuesve

EMRI/ I dënuar nga Gjykata e Milanos për pjesëmarrje në grup kriminal, arrestohet 54-vjeçari në Tiranë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.