Gjatë dy dekadave të fundit, Finlanda ka mbështetur vazhdimisht procesin integrues, anëtarësues të vendit tonë në Bashkimin Evropian, ndërkohë që Shqipëria mbështeti anëtarësimin e Finlandës në NATO.
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ka pritur në takim Ministren e Punëve të Jashtme të Republikës së Finlandës, Elina Valtonen, e cila do të zhvillojë një vizitë disaorëshe në Tiranë.
Turi ballkanik i MPJ Valtonen, tregues i vëmendjes së veçantë për rajonin. Dakordësi për forcimin e bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët.
Presidenca e ardhshme finlandeze e OSBE, moment për forcimin e bashkëpunimit shumëpalësh