11:02 | 20/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ministri Hasani me homologun kroat: E ardhmja e rajonit tonë është BE

14:17 | 23/04/2024
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ministri Hasani me homologun kroat: E ardhmja e rajonit tonë është BE

Ministri i Jashtëm, Igli Hasani në një konferencën për shtyp me homologun kroat Gordan Radman ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen që Kroacia i ka dhënë vendin tonë për integrimin në BE.

Gjatë fjalës së tij, ministri Hasani u shpreh se marrëdhëniet mes dy vendeve janë bërë më miqësore, ndërsa bashkëpunimi më i ngushtë. Ai u shpreh se gjatë takimit ranë dakors për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh në të gjitha fushat.

“Shqipëria është mirënjohëse për mbështetjen e vazhdueshme të Kroacisë për integrimin në BE të Shqipërisë dhe vendeve të tjera të rajonit. Pas anëtarësimit në BE, arritjet tuaja janë inkurajuese për të gjithë ne. Gjykuam se ka ardhur koha për një takim ndërmjet dy qeverive G2G,  pasi jemi  të bindur se ky ndërveprim do t’i japë një dimension të ri, më të plotë bashkëpunimit dypalësh. Për ne, Kroacia është një nga vendet më të rëndësishme të Ballkanit, aksi që lidh Tiranën me Evropën në rrugë tokësore. Dhe në fakt, me Kroacinë nuk është vetëm gjeografia ajo që na bashkon – në të vërtetë na bashkojnë një themel vlerash të përbashkëta. Kroacia është shembull pozitiv dhe shtytës i arritjes së qëllimit të anëtarësimit në BE në një kohë të shkurtër, tregues se përpjekjet dhe këmbëngulja shpërblehen. Modeli juaj është veçanërisht i rëndësishëm për ne që ta implementojmë në procesin tonë të integrimit. Diskutuam si të shkëmbejmë dhe vëmë në praktikë njohuritë tuaja në negociatat e anëtarësimit dhe ndihmën që  na keni ofruar në këtë process”, ka thënë Hasani.

Ndërkohë në lidhje me qëndrimin e vendi tonë për anëtarësimin e vendit tone në BE, nisur dhe nga situata e Maqedonisë së Veriut me këtë proces, ministri Igli Hasani theksoi se vetem një e ardhme është për Shqipërinë ajo e anëtarësimit në BE.

“Ka vetëm një të ardhme për Shqipërisë, anëtarësimi në BE. Qeveria, faktori politik dhe e gjithë shoqëria shqiptare nuk kanë asnjë mëdyshje mbi këtë të ardhme dhe ne mund të jemi ndër rastet unike, ku i gjithë spektri politik është pro evropian. Ashtu si edhe për anëtarësimin në NATO, që ka të njëjtën mbështetjen, si sot edhe 15 vjet më parë. Ne do të vazhdojmë të kryejmë reformat sikur të anëtarësohemi nesër.

Gjykojmë se duhet të bëjmë maksimumin që i gjithë Ballkani Perëndimor të jetë sa më parë pjesë e Bashkimit Evropian. Do të mbështesim forcat politike evropiane, të cilat, si në rastin e Maqedonisë së Veriut nesër, janë thirrur në zgjedhje. Pasi e ardhmja e rajonit tonë është BE dhe në këtë vizion kemi mbështetjen e vendeve anëtare të BE, me në krye Kroacinë”, u shpreh Hasani.

Etiketa: behasanikroacishqiperia
Pas

I shpallur në kërkim për plagosjen e një personi, arrestohet 39 vjeçari në Shkodër

Para

Balla në Abu Dhabi: Forcimi i bashkëpunimim me Akademinë e Sigurisë i rëndësishëm

Para
Balla në Abu Dhabi: Forcimi i bashkëpunimim me Akademinë e Sigurisë i rëndësishëm

Balla në Abu Dhabi: Forcimi i bashkëpunimim me Akademinë e Sigurisë i rëndësishëm

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tregu i fondeve të investimit në rritje: Mbi 67 miliardë lekë asete dhe 40 mijë investitorë në tremujorin e parë të 2025-s

Lufta Izrael-Iran/ Shpërthime në rezidencën e ambasadorit norvegjez në Tel Aviv, rritet numri i raketave iraniane drejt Izraelit

Raketat ruse godasin Odesën, 86 dronë sulmojnë qiellin e Ukrainës gjatë natës

Izraeli paralajmëron Hezbollahun të mos përfshihet në konflikt

Italia përgjaket nga larje hesapesh në trafikun e drogës, plagosen rëndë dy persona, dyshohet të jenë shqiptarë

Qëllohet me armë lokali i ish-shoferit të prokurorit, i arrestuar më parë për armë pa leje

Mal i Zi/ Aksident me motor për Vlade Divacin, legjenda e basketbollit shtrohet në spital

Durrës/ Finalizohet operacioni “Lekaj”: Zbulohen 1200 bimë kanabisi, arrestohen 2 persona, 2 të tjerë në kërkim

Java e dytë e përplasjes Izrael-Iran, Europa shton përpjekjet për zgjidhje diplomatike

Detaje nga ngjarja në Fushë-Krujë, në drejtim të lokalit u qëllua me 15 plumba kallashnikovi

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.