14:14 | 22/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ministri Hasani mikpret homologun çek, “Mbështetje e palëkundur e Çekisë në rrugëtimin evropian të Shqipërisë”

15:57 | 06/03/2025
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ministri Hasani mikpret homologun çek, “Mbështetje e palëkundur e Çekisë në rrugëtimin evropian të Shqipërisë”

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, z. Igli Hasani ka mikpritur sot në Tiranë homologun e tij z. Jan Lipavský, Ministër i Punëve të Jashtme të Republikës Çeke.

Gjatë takimit, të dyja palët kanë theksuar nivelin e shkëlqyer të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Republikës Çeke, si dhe kanë nënvizuar rëndësinë për vijimin e dialogut të hapur dhe të sinqertë politik që zhvillohet çdo ditë.

Bashkëbisedimi është fokusuar në fushat e bashkëpunimit dypalësh, përfshirë ekonominë, mbrojtjen dhe sigurinë, si dhe në zhvillimet e fundit në fushën e turizmit, arsimit, kulturës dhe sektorëve të tjerë të interesit të ndërsjellë.

Në një deklaratë për media, Ministri Igli Hasani ka ndarë edhe një fakt të veçantë, në lidhje me rritjen e konsiderueshme të turizmit ndërmjet Shqipërisë dhe Republikës Çeke. “Gjatë vitit 2024, mbi 110,000 turistë çekë vizituan Shqipërinë, që përbën një rritje prej 58% krahasuar me vitin 2023 dhe katër herë më shumë se në vitin 2019-të, para pandemisë. Ky trend është një dëshmi e suksesit të bashkëpunimit në fushën e turizmit dhe një tregues i interesit të përbashkët për promovimin e Shqipërisë si një destinacion i kërkuar turistik dhe kulturor në Evropë” – u shpreh z. Hasani.

Një pjesë e rëndësishme e diskutimeve është përqendruar tek rrugëtimi evropian i Shqipërinë, për të cilën Ministri Hasani cilëson: “Dëshiroj të theksoj se Shqipëria filloi negociatat për anëtarësim në BE në korrik të vitit 2022, gjatë Presidencës Çeke të Këshillit të Bashkimit Evropian. Ky është një moment historik për Shqipërinë, dhe në këtë kuadër, Ministri Lipavský rikonfirmoi mbështetjen e palëkundur të Çekisë në këtë proces, duke ofruar asistencën dhe ekspertizën e nevojshme gjatë negociatave”.

Gjatë takimit, Ministri Hasani dhe Ministri Lipavský kanë ritheksuar edhe përkrahjen e palëkundur për popullin ukrainas në luftën e drejtë për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit. Ndër të tjera, janë përmendur edhe angazhimet dhe prioritetet e përbashkëta në kuadër të organizatave ndërkombëtare, ku të dy vendet tona janë anëtare, si dhe janë diskutuar edhe dinamikat e rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe më gjerë.

Pas

Rumania arreston 6 të dyshuar për planifikimin e një grusht shteti në bashkëpunim me Rusinë

Para

Ekstradohet nga SHBA, 56 vjeçari i shpallur në kërkim. Ish-Polici Fatbardh Lala akuzohet per korrupsion dhe nxjerrje sekreti shtetëror

Para
Ekstradohen në Shqipëri 2 shtetas të akuzuar për veprimtari kriminale (EMRAT)

Ekstradohet nga SHBA, 56 vjeçari i shpallur në kërkim. Ish-Polici Fatbardh Lala akuzohet per korrupsion dhe nxjerrje sekreti shtetëror

Discussion about this post

 



Të Fundit

Sulmet e SHBA-ve ndaj Iranit, reagon Papa Leone XIV: Diplomacia të bëjë që armët të heshtin, lufta lë plagë të thella

Von der Leyen për sulmin e SHBA: Irani të angazhohet në një zgjidhje diplomatike! Tryeza e negociatave, e vetmja zgjidhje

Rama prezanton 9 deputetët e Vlorës, shumica e kanë mandatin e parë

Shkatërrohet organizata e drogës në Belgjikë, në pranga 10 shqiptarë. Detaje nga operacioni

Sulmi i SHBA ndaj Iranit, reagon Berisha: Një zhvillim historik me ndikim të gjerë politik

Sulmi ne Iran, thirrja e Kancelarit gjerman, Merz: Irani të nisë bisedimet me SHBA-në dhe Izraelin

Sulmet e SHBA ne Iran, reagon Kremlini: Nuk është planifikuar asnjë telefonatë Trump-Putin

Merr flakë një banesë në Korçë, shkak një rrjedhje gazi. Përfundon në spital pronari

Situatë dramatike në Gazë: ‘’E sigurtë që na kanë harruar’’

Riaktivizohen zjarret në kodrat e Pikurit në Hiramë, nis nderhyrja me helikopter

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.