21:57 | 26/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ministri Hasani mikpret Kaja Kallas: Çojmë në tjetër nivel bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe BE-së

13:31 | 08/04/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ministri Hasani mikpret Kaja Kallas: Çojmë në tjetër nivel bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe BE-së

Në vizitën e saj të parë zyrtare në Tiranë, Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, njëherësh Zëvendës Presidentja e Komisionit Evropian, znj. Kaja Kallas është mikpritur nga Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani.

Gjatё takimit, palët kanë diskutuar për një sërë çështjesh me rëndësi, duke nisur nga rrugëtimi i Shqipërisë në BE, angazhimi i përbashkët në pёrparimin e Ballkanit Perëndimor drejt së ardhmes euro-atlantike, ruajtja e paqes dhe vlerave demokratike në Evropë e në mbarë botën etj.

Ministri Hasani e ka konsideruar takimin me znj. Kallas si “Një mundësi shumë e mirë për të shkëmbyer mendime dhe për të theksuar bashkëpunimin e suksesshëm dhe efikas mes BE-së dhe Shqipërisë në fushën e politikës së jashtme, sigurisë dhe mbrojtjes”, ndërsa ka nënvizuar se Shqipëria ruan angazhimin e saj të palëkundur dhe është plotësisht e përgatitur për të çelur grup-kapitujt deri në 2025 dhe për të mbyllur negociatat e anëtarësimit deri në fund të 2027. “Rrugëtimi ynë është i qartë dhe i pandalshëm!”, shprehet Ministri Hasani.

foto galeri

foto galeri

foto galeri

Ndërkohë, në mjediset e MEPJ u lançua edhe sesioni i parë i Dialogut për Sigurinë dhe Mbrojtjen, i cili vjen në kuadër të Partneritetit për Siguri dhe Mbrojtje, të nënshkruar më parë, në dhjetor 2024, midis Shqipërisë dhe BE-së. Në fjalën e tij hapëse, Ministri Hasani nënvizoi se ky dokument partneriteti ka hapur tashmë rrugën për një bashkëpunim dhe dialog më të ngushtë mbi çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes mes Shqipërisë dhe BE-së.

 

 

“Sot po kalojmë nga vizioni drejt veprimeve konkrete. Për një vend si Shqipëria që është plotësisht e linjëzuar dhe besnike me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së, ky dokument është një shprehje e angazhimit tonë të përbashkët për të punuar edhe më ngushtë së bashku në përballimin e sfidave të ndërlikuara të kohës që po jetojmë. Po ashtu, ai pasqyron qartë progresin e Shqipërisë në rrugën e saj të integrimit në BE dhe rolin në zhvillim që po marrim në arkitekturën kolektive të sigurisë në Evropë.”  – u shpreh Ministri Hasani.

Ndër të tjera, Hasani cilësoi se Shqipëria mbështet çdo iniciativë që forcon aftësitë e Evropës për të vepruar në mënyrë të pavarur dhe përballuar sfidat globale, gjithmonë në koordinim të ngushtë me partnerët tanë transatlantikë.

“Shqipëria ka parë gjithmonë veten si një forcë stabilizuese në rajon. Ne e kemi treguar vazhdimisht angazhimin tonë përmes veprimeve, jo vetëm fjalëve, duke marrë pjesë aktivisht në misionet dhe operacionet e Politikës së Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes. Jemi krenarë që kontribuojmë në paqe dhe siguri përtej rajonit tonë.” – cilësoi Ministri Hasani.

Dialogu i sotëm për Sigurinë dhe Mbrojtjen është i pari në radhën e seancave të ardhshme që do të përcaktojnë se si Shqipëria dhe BE-ja punojnë së bashku për të trajtuar sfidat e kohës, sfida që kapërcejnë kufijtë dhe kërkojnë zgjidhje kolektive.

Pas

Trafikonin vepra arti që përbëjnë pasuri kulturore, Prokuroria Fier dërgon në gjyq dy persona

Para

Moti i keq në SHBA, shkon në 24 numri i viktimave

Para
Moti i keq në SHBA, shkon në 24 numri i viktimave

Moti i keq në SHBA, shkon në 24 numri i viktimave

 



Të Fundit

Skandal në Ibiza: Futbollisti anglez godet aksidentalisht gruan me karrige

“Prano armëpushimin, ose do të vijmë”: Paralajmërimi amerikan që detyroi Khamenein të tërhiqej

249-vjetori i Pavarësisë së SHBA, E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn: Jemi me fat të kemi Aleatë si Shqipëria!

Tel Avivi mohon përfshirjen në ndonjë plan për eliminimin e Khameneit

Bundestagu zgjat praninë e pjesëtarëve të KFOR-it gjerman në Kosovë

BE–NATO: Liderët evropianë kërkojnë koherencë të plotë në veprimet e Komisionit

Gjykata Speciale rrëzon kërkesën e mbrojtjes në rastin Thaçi dhe komandantëve të tjerë të UÇK-së

Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në Ksamil, pranë një resorti

Kuvendi i Kosovës nën presion, Kushtetuesja kërkon konstituim brenda një muaji

Ekonomia shqiptare u rrit me 3.39%, sektorët që ndihmuan dhe ata që vuajtën

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.