Ministri Igli Hasani ka diskutuar në vizitën e tij në Estoni, për zhvillimet aktuale në Ballkanin Perëndimor dhe rajonin e Balltikut. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook Hasani shkruan se u fokusua në mënyrat e mundshme për të përmirësuar bashkëpunimin dypalësh dhe shumëpalësh në organizatat ndërkombëtare dhe si aleatë të NATO-s veçanërisht në fushat me interes të përbashkët. Gjithashtu ai shprehu mirënjohje për Estonin në mbështetjen e vazhdueshme për procesin e integrimit të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në BE.
Ministri Igli Hasani në Facebook:
E nisa vizitën time të shkurtër në Estoni me takime produktive me Kryeministren Kaja Kallas, homologun tim Margus Tsahkna dhe kryetarin e Komitetir të Politikës së Jashtme në Parlamentin e Estonisë, Marko Mihkelson.
Diskutuam zhvillimet aktuale në Ballkanin Perëndimor dhe rajonin e Balltikut, duke u fokusuar në mënyrat e mundshme për të përmirësuar bashkëpunimin tonë dypalësh dhe shumëpalësh në organizatat ndërkombëtare dhe si aleatë të NATO-s veçanërisht në fushat me interes të përbashkët duke përfshirë sigurinë, inovacionin, dixhitalizimin dhe teknologjinë.
Mirënjohje Estonisë për mbështetjen e vazhdueshme për procesin e integrimit të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në BE.
Ministri Hasani po merr pjesë në konferencën “Lennart Meri” që mbahet në Talin, ku në fokus të debatit është situata e sigurisë në rajon, Evropë dhe më gjerë.